Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Sauli salvon Kishën
- 1 Edhe Sauli e dha pëlqimin e vet për vrasjen e Shtjefnit.Sauli salvon KishënPo atë ditë u bë salvim i madh kundër Kishës në Jerusalem. Të gjithë, me përjashtim të apostujve, u shpëdanë nëpër krahinat e Judesë e të Samarisë.
- 2 Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Shtjefnin dhe bënë gjëmë të madhe për të.
- 3 Ndërkaq, Sauli bënte çmosin për ta asgjësuar Kishën: hynte nëpër shtëpi, merrte burra e gra dhe i dorëzonte në burg.Predikimi i Ungjillit në Samari
- 4 Ata, pra, të cilët qenë shpëdarë, shkonin prej një vendi në një vend tjetër dhe predikonin Fjalën.
- 5 Kështu Filipi zbriti në qytet të Samarisë dhe filloi të predikojë Mesinë.
- 6 Turmat ua vinin veshin me kujdes mësimeve të Filipit, sepse i dëgjonin dhe i shikonin shenjat e mrekullueshme që bënte.
- 7 E njëmend, prej shumë të djallosurish dilnin shpirtrat e ndytë duke bërtitur me zë të lartë, shëroheshin shumë të paralizuar e të çalë.
- 8 Dhe u bë gëzim i madh në atë qytet.
- 9 Në atë qytet një njeri që quhej Simon për një kohë të gjatë merrej me mjeshtrinë e shortisë dhe e Samarisë e mashtronte duke thënë për vetveten se është njeri i madh.
- 10 Të gjithë, i madh e i vogël, ishin nën ndikimin e tij dhe thoshin: Ky njeri është Fuqia hyjnore, ajo që quhet e `Madhe`.
- 11 E dëgjonin sepse për një kohë të gjatë i mahniste duke bërë shorti të ndryshme.
- 12 Porse, kur i besuan Filipit që u predikonte Mbretërinë e Hyjit dhe Emrin e Jezusit Mesi;pranuan të pagëzohen burra e gra.
- 13 Besoi edhe Simoni dhe, pasi u pagëzua, nuk i ndahej Filipit. Duke parë shenjat dhe mrekullitë që bëheshin, ishte i mahnitur.
- 14 Kur apostujt dëgjuan në Jerusalem se Samaria e kishte pranuar Fjalën e Hyjit i dërguan atje Pjetrin e Gjonin.
- 15 Këta zbritën atje, u lutën për ta që ta merin Shpirtin Shenjt,
- 16 sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjërin ndër ta; ata vetëm ishin pagëzuar në Emër të Jezusit Zot.
- 17 Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Shpirtin Shenjt.
- 18 Kur Simoni pa se me vënien e duarve të apostujve jepej Shpirti Shenjt, u ofroi apostujve të holla
- 19 duke thënë:Ma jepni edhe mua pushtetin që, kujt t`i vë duart, të marrë Shpirtin Shenjt.
- 20 Pjetri iu përgjigj:Të hollat e tua dhe ty me to ju marrtë ezezëdita, kur të shkoi mendja se me të holla mund të fitohet dhurata e Hyjit!
- 21 Ti s`ke as pjesë as trashëgim në këtë gjë, sepse zemra jote s`është e drejtë para Hyjit.
- 22 Pendohu për këtë mbrapshti dhe lute Zotin se ndoshta të falet synimi i zemrës sate;
- 23 sepse po shoh se qenke `vrer i hidhur` dhe `hekura të së keqes`.
- 24 Simoni u përgjigj: Lutjuni ju Zotit për mua që të mos më ndodhë gjë prej atyre që thatë.
- 25 Dy apostujt, pasi dhanë dëshmi dhe predikuan fjalën e Hyjit, u kthyen në Jerusalem duke ungjillëzuar shumë fshatra të samaritanëve.Filipi dhe oborrtari nga Etiopia
- 26 Engjëlli i Zotit iu drejtua Filipit dhe i tha: Ngrihu e shko në jug udhës që shpie nga Jerusalemi për në Gazë; ajo është e shkretë.
- 27 Ai u ngrit dhe shkoi. Dhe ja, një etiopas, oborrtar dhe funksionar i lartë i Kandacës, mbretëreshës së Etiopisë dhe mbarështues kryesor i të gjitha visareve të saj! Kishte qenë për shtegtim në Jerusalem
- 28 e po kthente. Ndenjur në karrocën e vet, po lexonte Isainë profet.
- 29 Atëherë Shpirti Shenjt i tha Filipit: Shpejto e zëre atë karrocë!
- 30 Filipi vrapoi dhe e dëgjoi se po lexonte Isainë profet. I tha:Vallë a vërtet e merr vesh atë që po lexon?
- 31 E si mundem;iu përgjigj ai;kur nuk e kam atë që të më udhëzojë? dhe e grishi Filipin të hipte e të ulej afër tij.
- 32 Pjesa që po lexonte prej Shkrimit të shenjtë ishte kjo:`E çuan porsi delen që çohet në thertore, ishte porsi qengji i pazë në duart e qethësit.Nuk e çeli gojën e vet.
- 33 Në përvujtërimin e tij iu mohua e drejta.Kush do ta përshkruajë fatin e tij?Sepse jeta e tij hiqet nga toka.`
- 34 Atëherë oborrtari iu drejtua Filipit: Të lutem për kë e thotë këtë profeci? Për vetveten apo për ndokënd tjetër?
- 35 Atëherë Filipi mori fjalën e, duke u nisur prej këtij teksti të Shkrimit të shenjtë, ia kumtoi Ungjillin e Jezusit.
- 36 Duke udhëtuar kështu, arritën te një ujë dhe oborrtari tha:Qe ujët! Çka më pengon të pagëzohem?
- 38 Urdhëroi të ndalet karroca dhe të dy, Filipi e oborrtari, zbritën në ujë e Filipi e pagëzoi.
- 39 Kur dolën nga ujët, Shpirti i Hyjit e rrëmbeu Filipin dhe oborrtari nuk e pa më. Ai e vazhdoi rrugën e vet me gëzim,
- 40 kurse Filipi u gjend në Azot. Vazhdoi prej andej udhën duke predikuar Ungjillin nëpër të gjitha qytetet derisa arriti në Cezare.