Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Kthimi i Saulit
- 1 Ndërkaq Sauli, që s`merrte frymë për tjetër veçse për t`u kërcënuar e për vrasje kundër nxënësve të Zotërisë, erdhi te kryeprifti
- 2 e kërkoi prej tij letrat për sinagogat e Damaskut, në mënyrë që, nëse do të gjejë ndokënd të kësaj Udhe, burra e gra, të mund t`i sjellë të lidhur në Jerusalem.
- 3 Kur, duke udhëtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti një dritë prej qiellit.
- 4 U rrëzua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha:Saul, Saul, pse po më salvon?
- 5 Ai pyeti: Kush je ti, Zotëri?E Ai: Unë jam Jezusi që ti e salvon!
- 6 Më mirë ngrihu e hyr në qytet dhe atje do të të tregohet se çka duhet të bësh!
- 7 Bashkudhëtarët e tij, të habitur, zunë vend pa folur asnjë fjalë, sepse vërtet e dëgjuan zërin, por nuk panë askënd.
- 8 Sauli u ngrit nga toka, por edhe pse i kishte hapur sytë, nuk shihte asgjë. E shtinë në Damask duke e marrë për dore,
- 9 dhe për tri ditë as nuk pa as nuk hëngri as nuk piu.
- 10 Në Damask ishte një nxënës që quhej Anani. Këtij Zoti i tha në vegim:O Anani!Urdhëro, o Zot;u përgjigj ai.
- 11 Çohu;i tha Zoti;dhe shko në rrugën që quhet: `E drejtë` e në shtëpinë e Judës lype njeriun prej Tarsit që quhet Saul. Ai tani po lutet,
- 12 dhe e pa [në vegim] një njeri që quhet Anani duke hyrë tek ai dhe duke i vënë duart për t`ia rikthyer dritën e syve.
- 13 O Zot;iu përgjigj Anania;prej shumëkujt kam dëgjuar për atë njeri sa shumë të këqija u ka bërë shenjtërve të tu në Jerusalem.
- 14 Ai ka edhe fuqizimin prej kryepriftërinjve për të lidhur në hekura të gjithë ata që e thërrasin Emrin tënd.
- 15 Shko;iu përgjigj Zoti;sepse ai është vegla ime, që unë e kam zgjedhur për ta bërë të njohur Emrin tim para popujve paganë, para mbretërve dhe para bijve të Izraelit.
- 16 Jo po, unë vetë do t`i tregoj se sa shumë do t`i duhet të pësojë për shkak të Emrit tim!
- 17 Anania shkoi, hyri në shtëpi e, duke ia vënë duart, i tha: Vëlla Saul, Zotëria Jezus, që t`u dëftua në udhë kur ishe duke ardhur këtu, më dërgoi që ta rifitosh dritën e syve e të mbushesh me Shpirtin Shenjt.
- 18 Dhe aty për aty i ra diçka prej syve si pare peshku dhe menjëherë iu kthye drita e syve, u ngrit dhe qe pagëzuar,
- 19 hëngri dhe u përtëri në fuqi.Sauli predikon në DamaskI kaloi disa ditë bashkë me nxënës në Damask
- 20 dhe menjëherë filloi të predikojë në sinagoga se Jezusi është Biri i Hyjit.
- 21 Të gjithë ata që e dëgjonin, mrekulloheshin e thoshin: Po a nuk është ky ai që në Jerusalem mundohej t`ua tresë farën atyre që e thërrisnin në ndihmë këtë Emër? Po a nuk erdhi edhe këtu për t`i çuar të lidhur në hekura para kryepriftërinjve?
- 22 E Sauli merrte gjithnjë më tepër zotësi dhe i hutonte hebrenjtë që banonin në Damask duke ua vërtetuar se Jezusi është Mesia.Sauli shpëton nga hebrenjtë
- 23 Pasi kaloi mjaft kohë, hebrenjtë vendosën ta vrasin Saulin,
- 24 por Sauli e hetoi synimin e tyre. Ditë e natë hebrenjtë i ruanin dyert e qytetit për ta mbytur,
- 25 por një natë nxënësit e tij e morën dhe, në një shportë, e zbritën poshtë nëpër mur.Sauli në Jerusalem
- 26 Kur erdhi në Jerusalem, përpiqej të bashkohej me nxënës, porse të gjithë ia kishin drojën sepse nuk mund ta besonin se me të vërtetë ishte bërë nxënës.
- 27 Atëherë Baaba e mori dhe e çoi te apostujt dhe u tregoi se Sauli e kishte parë Zotërinë gjatë një udhëtimi, se si Jezusi foli me të dhe se si Sauli ka predikuar me plot guxim në Damask në Emër të Jezusit.
- 28 Që atëherë shkonte e vinte bashkë me ta nëpër Jerusalem dhe predikonte me vendosmëri në Emër të Zotërisë.
- 29 U drejtohej edhe hebrenjve që flisnin greqisht dhe diskutonte me ta, por edhe ata synonin ta vritnin.
- 30 Kur e morën vesh këtë gjë vëllezërit, e përcollën deri në Cezare e së andejmi e nisën për Tars.
- 31 Kisha, pra, ishte në paqe në mbarë Judenë, Galilenë e Samarinë; ndërtohej dhe përparonte në frikën e Zotërisë dhe rritej në saje të hirit të Shpirtit Shenjt.Shërimi i Eneut
- 32 Pjetri që vizitonte të gjitha vendet, një ditë u ul edhe ndër shenjtërit që banonin në Lidë.
- 33 Aty gjeti një njeri që quhej Ene, i cili për tetë vjet s`ngrihej nga shtrati: ishte i paralizuar.
- 34 Pjetri i tha. Ene, po të shëron Jezu Krishti! Ngrihu dhe rregulloje vetë shtratin tënd! Ai aty për aty u ngrit.
- 35 Të gjithë banorët e Lidës e të Saronit e panë mrekullinë dhe besuan në Zotin.Pjetri ngjall Shutën
- 36 Jetonte në Jopë një nxënëse e quajtur Tabita, që në gjuhën tonë do të thotë Shutë. Ishte e pasur me vepra të mira dhe me lëmoshë që jepte.
- 37 Pikërisht në ato ditë u sëmur dhe vdiq. Pasi e lanë, e vendosën në dhomën e sipërme.
- 38 E, pasi Lida nuk është larg Jopës, nxënësit, kur morën vesh se Pjetri gjendej atje, dërguan dy vetë me këtë lutje: Mos vono e eja ndër ne.
- 39 Pjetri u çua e shkoi me ta. Posa arriti, e çuan në dhomën e sipërme. Atëherë e rrethuan duke qarë të gjitha vejushat dhe i tregonin veshjet dhe petkat që i kishte punuar Shuta kur ende ishte me to.
- 40 Pjetri i nxori jashtë të gjithë, ra në gjunjë në lutje. Pastaj u soll drejt kufomës dhe tha: Tabitë, çohu! Ajo hapi sytë, shikoi Pjetrin dhe u ndreq ndenjur.
- 41 Pjetri i dha dorën dhe e ngriti. Atëherë thirri shenjtërit dhe vejushat e ua tregoi të gjallë.
- 42 Mbarë Jopa e mori vesh ngjarjen dhe shumë besuan në Zotërinë.
- 43 Pjetri qëndroi për një kohë të gjatë në Jopë, në shtëpinë e një lëkurëtari të quajtur Simon.