Beselidhja e ReRomakëve: Përshëndetje personale
- 1 Po jua porosis Febën, motrën tonë [e] që është diakonesha e kishës së Kenhreut.
- 2 Pranojeni në Zotin si u ka hije shenjtërve dhe ndihmojeni në gjithçka të ketë nevojë për ju, sepse edhe ajo ka qenë mbrojtëse për shumëkënd si dhe për mua.
- 3 Përshëndetni Priskën e Akuilën, bashkëpunëtorët e mi në Jezu Krishtin,
- 4 të cilët, për të ma shpëtuar jetën e kanë vënë kokën e vet në gërshërë. I falënderoj, jo vetëm unë, por edhe të gjitha kishat e paganëve.
- 5 Përshëndeteni kishën që bashkohet në shtëpinë e tyre.Përshëndeteni edhe Epenetin, të dashurin tim, frytin e parë të Azisë për Krishtin.
- 6 Të fala edhe Marisë, që aq fort është munduar për ju.
- 7 Të fala edhe Andronikut e Junies, kushërinjve të mi dhe shokëve të burgut; ata janë të përmendur ndër apostuj dhe kanë qenë para meje të Krishtit.
- 8 Të fala Ampliatit, të dashurit tim në Zotin.
- 9 Të fala edhe Urbanit, bashkëpunëtorit tonë në Krishtin, po edhe Stakës, të dashurit tim.
- 10 Të fala edhe Apelit, të provuarit në Krishtin. Të fala edhe Aristobulajve.
- 11 Të fala edhe Herodionit, kushëririt tim. Të fala edhe Narcisajve, që janë në Zotin.
- 12 Përshëndetni edhe Trifenën dhe Trifozën, të cilat veprojnë për Zotin. Të fala edhe Persidës së dashur, e cila ka vuajtur shumë për Zotin.
- 13 Të fala edhe Rufit, të zgjedhurit në Zotin, edhe nënës së tij dhe simes.
- 14 Të fala edhe Asinkritit, Flegontit, Ermes, Patrobit, Ermanit dhe vëllezërve që janë me ta.
- 15 Të fala edhe Filologut dhe Julisë, Nereut e motrës së tij e Olimpës dhe të gjithë shenjtërve që janë me ta.
- 16 Përshëndeteni njëri-tjetrin me të puthur të shenjtë. Ju përshëndesin të gjitha kishat e Krishtit.
- 17 Ju lutem, o vëllezër, të ruheni prej atyre që shkaktojnë përçarje dhe shkanduj në dëm të mësimit në të cilin jeni mësuar: rrini larg tyre!
- 18 Sepse të tillët nuk i shërbejnë Krishtit, por barkut të vet dhe, me fjalë të bukura e të ëmbla, gënjejnë zemrat e njerëzve të thjeshtë.
- 19 Zëri i dëgjesës suaj ka arritur gjithkund. Sa për ju, pra, jam shumë i gëzuar e dëshiroj të jeni të urtë për sa i përket së mirës e të jeni të pastër nga çdo e keqe.
- 20 Hyji, autori i paqes, do ta dërrmojë për së shpejti djallin nën këmbët tuaja.Hiri i Jezusit, Zotit tonë, qoftë me ju!
- 21 Ju përshëndet Timoteu, bashkëpunëtori im, edhe Luci, Jasoni dhe Sosipatri, kushërinjtë e mi.
- 22 Ju përshëndes në Zotin edhe unë Terci, që e shkrova këtë letër.
- 23 Ju bën të fala Gaji, mikpritësi im dhe i mbarë kishës. Të fala ju bën Erasti, arkëtari i qytetit edhe vëllai Kuarti.
- 25 Atij që mund t`ju forcojë;sipas Ungjillit tim dhe predikimit të Jezu Krishtit, sipas zbulesës së Misterit, të mbajtur fshehur për kohë të amshuara,
- 26 por tani të shfaqur dhe, me anë tëshkrimeve të profetëve, me urdhër të Hyjit të amshuar, të lajmëruar mbarë popujve paganëpër t`i sjellë në dëgjesën e fesë
- 27 Një të vetmit Hyj, të Gjithëdijshmit, i qoftë, nëpër Jezu Krishtin, lavdi në shekuj të shekujve. Amen.