Beselidhja e ReRomakëve: Jeta e re në Krishtin
- 1 Po ju përbej me mëshirën e Hyjit, o vëllezër, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme Hyjit;porsi kultin tuaj shpirtëror.
- 2 Mos iu përshtatni parimeve të shekullit, por shndërrojeni e ripërtëriteni mendjen tuaj, në mënyrë që ta dalloni vullnetin e Hyjit: çka është e mirë, çka i pëlqen Atij, çka është e përsosur.
- 3 Në emër të hirit që më është dhënë i them secilit prej jush: mos e çmoni veten më tepër se duhet ta çmoni, por vlerësojeni veten me vlerësim të drejtë, secili sipas masës së fesë që ia dhuroi Hyji.
- 4 Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk e kanë të njëjtin funksion,
- 5 kështu edhe ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm në Krishtin e, secili prej nesh, gjymtyrë e njeri-tjetrit.
- 6 Kemi dhurata të ndryshme sipas hirit që na u dha:Në qoftë dhurata e profecisë le të ushtrohet në përkim me fenë;
- 7 në qoftë dhurata e shërbimit le të jetë në shërbim;në qoftë dhurata e dhënies së mësimeve le të japë mësime;
- 8 në qoftë dhurata e këshillit le të këshillojë;kush ndan le të jetë bujar;kush është i parë le të jetë i kujdesshëm;kush bën vepra mëshire le t`i bëjë me gëzim!Sjelljet e jetës së krishterë
- 9 Dashuria le të jetë e çiltër. Ikuni me urrejtje veprave të këqija e ndiqni veprat e mira!
- 10 Duajeni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore! Prijini njëri-tjetrit duke nderuar shokun më parë e më tepër!
- 11 Në kujdesin ndaj të tjerëve të jeni të shpejtë, në shpirt të nxehtë; Zotit shërbejini!
- 12 Në shpresë jini të gëzueshëm, në vështirësi të durueshëm, në lutje të qëndrueshëm!
- 13 Ndihmoni të krishterët që kanë nevojë, ushtroni mikpritjen!
- 14 Bekojini salvuesit tuaj! Bekojini e mos i mallkoni!
- 15 Gëzohuni me ata që gëzojnë, qani me ata që qajnë!
- 16 Jini në përkim me njëri-tjetrin! Mos dëshironi nderime të larta, përkundrazi t`ju tërheqin ato të përvuajturat! Mos ia mbushni mendjen vetes se jeni të urtë!
- 17 Askujt mos ia ktheni të keqen me të keqe! Kini kujdes të bëni mirë para të gjithë njerëzve!
- 18 Nëse është e mundur;aq sa varet prej jush;jini në paqe me të gjithë njerëzit!
- 19 Mos u hakmeri, o të dashur, po lini vend të veprojë hidhërimi i Hyjit, sepse është në Shkrimin e shenjtë: `Mua më përket hakmarrja, unë do të hakmerrem, ` thotë Zoti.
- 20 Ti përkundrazi:`Nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, nëse është i etur, jepi të pijë!Po bëre kështu, gaca të ndezura do të grumbullosh mbi kokën e tij!`
- 21 Mos lejo të të mundë e keqja, por ngadhënje mbi të keqen me vepra të mira!