Beselidhja e Re1 e Korintasve: Dhuratat e Shpirtit Shenjt
- 1 Po edhe për sa u përket dhuratave të Shpirtit Shenjt nuk dua, o vëllezër, të mos jeni të njoftuar mirë.
- 2 Ju e dini se, kur ishit paganë, të gënjyer, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë.
- 3 Prandaj, po ju them: askush që flet nën ndikimin e Shpirtit të Hyjit, nuk thotë: Qoftë mallkuar Jezusi!, por edhe askush nuk mund të thotë as: Jezusi është Zot!, veçse nën veprimin e Shpirtit Shenjt.
- 4 Dhuratat janë të ndryshme, por Shpirti Shenjt është i njëjtë
- 5 edhe shërbesat në përhapje të Ungjillit janë të ndryshme, por Zoti është i njëjtë
- 6 po edhe mënyrat e veprimit janë të ndryshme, por Hyji është i njëjtë;Ai bën gjithçka në të gjithë.
- 7 Secili merr dhuratë të veçantë të zbulesës së Shpirtit Shenjt për të mirën e përbashkët.
- 8 Dhe njëmend, Shpirti Shenjt i jep njërit fjalën e urtisë, kurse i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fjalën e dijes;
- 9 po i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fenë, një tjetri prapë, i njëjti Shpirt Shenjt, i jep dhuratën e shërimeve;
- 10 një tjetri pushtetin për të bërë mrekulli, një tjetri profecinë, një tjetri aftësinë të dallojë shpirtrat, një tjetri zotësinë e gjuhëve të ndryshme, një tjetri shtjellimin e gjuhëve.
- 11 E të gjitha këto i bën një i vetmi Shpirt Shenjt duke i ndarë veçanërisht secilit ashtu si Ai do.Një trup i vetëm e shumë gjymtyrë
- 12 Dhe njëmend, sikurse një trup i vetëm ka shumë gjymtyrë e të gjitha gjymtyrët e trupit, edhe pse shumë;nuk trajtojnë veçse një trup të vetëm;ashtu edhe Krishti.
- 13 Vërtet, në një të vetmin Shpirt Shenjt të gjithë jemi pagëzuar për të qenë një trup i vetëm, si hebrenjtë ashtu grekët, si robërit ashtu edhe të lirët dhe të gjithë e kemi shuar etjen në të njëjtin Shpirt Shenjt.
- 14 E trupi nuk është prej një gjymtyre, por prej shumë gjymtyrësh.
- 15 Po bëri e tha këmba: Pasi nuk jam dorë;nuk jam pjesë e trupit;a thua njëmend nuk do të jetë pjesë e trupit?
- 16 Po bëri e tha veshi: Pasi nuk jam sy;nuk jam pjesë e trupit;a thua njëmend nuk do të jetë pjesë e trupit?
- 17 Po të ishte krejt trupi sy ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte krejt vesh ku do të ishte shqisa e të nuhaturit?
- 18 Porse Hyji kështu i ka caktuar gjymtyrët, secilën në trup sikurse ka dashur.
- 19 Po të ishin të gjitha një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?
- 20 Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup.
- 21 Syri nuk mund t`i thotë dorës: S`kam nevojë për ty, ose koka këmbëve: S`kam nevojë për ju!
- 22 Madje, ato gjymtyrë të trupit që duket se janë më të ligshta, janë më të nevojshme,
- 23 dhe ato që ne i mbajmë për më pak bujare, pikërisht atyre u bëjmë më shumë nderim. Dhe, sa më të marrshme janë, aq më njerëzishëm sillemi me to,
- 24 e të njerëzishmet nuk e kanë këtë nevojë. Por Hyji ashtu e ka përbërë trupin, sa që gjymtyrës së fundit i ka dhënë më shumë nder,
- 25 që të mos ketë përçarje në trup, por që gjymtyrët njësoj të kujdesen njëra për tjetrën.
- 26 Dhe, nëse vuan një gjymtyrë, vuajnë së bashku të gjitha gjymtyrët; e nëse nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.
- 27 Tashti, ju jeni trupi i Krishtit dhe, secili prej jush gjymtyrë e tij.
- 28 Kështu Hyji disa në Kishë i caktoi: më parë apostujt, së dyti profetët, së treti mësuesit; pastaj vjen dhurata e mrekullive, pastaj ajo e shërimeve, e kujdesimit, e drejtimit shpirtëror, dhurata e gjuhëve të ndryshme.
- 29 A thua të gjithë janë apostuj? Të gjithë profetë? Të gjithë mësues? A thua të gjithë bëjnë mrekulli?
- 30 A thua të gjithë e kanë dhuratën e shërimeve? A thua të gjithë flasin gjuhët? Të gjithë shpjegojnë?Dëshironi dhuratat më të shkëlqyeshme!DashuriaDhe ja, po ju dëftoj më të shkëlqyshmen udhë!