Beselidhja e Re2 e Korintasve: Adresa dhe përshëndetja
- 1 Pali, apostulli i Krishtit Jezus për vullnet të Hyjit dhe vëllai Timote:Kishës së Hyjit që është në Korint dhe të gjithë shenjtërve që janë në mbarë Akajën.
- 2 Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.Falënderimi i Palit për kryqat
- 3 Qoftë bekuar Hyji, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, Ati i mëshirshëm dhe Hyji që jep çdo ngushëllim.
- 4 Ai na ngushëllon në të gjitha vështirësitë tona, që edhe ne të mund t`i ngushëllojmë të gjithë ata që gjenden në vështirësi, me atë ngushëllim, me të cilin Hyji na ngushëllon ne.
- 5 Dhe, vërtet, siç ndikohen pa masë në ne mundimet e Krishtit, po ashtu, nëpër Krishtin, edhe marrim ngushëllim pa masë të madh.
- 6 Nëse ne jemi të ngushtuar nga vështirësitë, kjo ndodh për ngushëllimin e për shëlbimin tuaj. Nëse jemi të ngushëlluar;është për ngushëllimin tuaj;i cili ju bën të zotët t`i duroni edhe ju ato vuajtje, që edhe ne i pësojmë.
- 7 Kështu shpresa jonë lidhur me ju është e palëkundshme: sepse e dimë se, pasi jeni pjesëtarë në vuajtje, do të jeni edhe në ngushëllim.
- 8 Pra, nuk dëshirojmë, o vëllezër, të mos e dini vështirësinë që na ndodhi në Azi. Kemi qenë në vështirësi përtej masës;përmbi fuqitë tona;aq sa e humbëm edhe shpresën se do të mbetnim gjallë.
- 9 Por në vetvete e pranuam vendimin e vdekjes, që shpresa jonë të mos themelohej më në ne, por vetëm në Hyjin, që ngjall të vdekurit.
- 10 Ai na shpëtoi prej asaj vdekjeje dhe do të na shpëtojë; në Të e kemi vënë shpresën, Ai edhe më tutje do të na shpëtojë.
- 11 Po edhe ju do të na ndihmoni me lutje për ne që kështu shumë njerëz ta falënderojnë Hyjin për dhuratën që na u dha me ndërmjetësimin e shumë vetëve.Përse Pali e shtyu vizitën
- 12 Dhe ja, kjo është mburrja jonë: dëshmia e ndërgjegjes sonë se sjellja jonë në botë;sidomos kundrejt jush;ka qenë me shenjtëri dhe me çiltëri që vjen prej Hyjit e jo me dijeni njerëzore, por me hir të Hyjit.
- 13 Vërtet, ne nuk shkruajmë asgjë tjetër, përveç këtyre që po lexoni e po kuptoni. Shpresoj se do të na meri vesh deri në fund,
- 14 sikurse edhe na patët marrë vesh deri diku: Ditën e Zotit Jezus ne do të jemi mburrja juaj sikurse edhe ju mburrja jonë.
- 15 Me këtë mbushmendje bëra plan të vij më së pari te ju e, që ta keni hirin e dyfishtë,
- 16 prej jush të kaloja në Maqedoni e përsëri, nga Maqedonia, të kthehesha te ju, që ju të më përcillni për në Jude.
- 17 Kur mora këtë vendim, a thua ndoshta qeshë mendjelehtë? Ose, çka synoj e synoj sipas mendimit njerëzor që të jetë në mua: Po, po njëheri edhe: Jo, jo?
- 18 Hyjin e kam dëshmitar: fjala jonë dhënë juve nuk është: Po, e jo!
- 19 Sepse, Biri i Hyjit, Jezu Krishti, të cilin ne jua shpallëm;unë, Silvani e Timoteu;nuk ka qenë Po e jo, por në Të ishte Po!
- 20 Dhe, për të vërtetë, të gjitha premtimet e Hyjit kanë gjetur në të po-në e vet, e prandaj nëpër Të edhe mund të themi: Amen, në nderë të Hyjit.
- 21 Dhe Ai që na forcon në Krishtin, ne edhe ju dhe na shuguron me vaj të shenjtë është Hyji.
- 22 Ai gjithashtu na vulosi dhe na e dha në zemrat tona pengun;Shpirtin Shenjt.
- 23 Unë e thërras Hyjin për dëshmitar: pasha shpirtin nuk erdha në Korint për arsye se desha t`ju kursej.
- 24 Ne nuk e përbuzim fenë tuaj, por jemi bashkëpunëtorë në gëzimin tuaj, sepse, për sa i përket fesë, ju qëndroni mirë.