Beselidhja e Re2 e Korintasve: Shërbesa e pajtimit
- 1 Sepse e dimë se, nëse shtëpia jonë tokësore;kjo tendë, shkatërrohet, kemi godinën prej Hyjit banesë të përjetshme, qiellore, që nuk është e punuar nga duart e njeriut.
- 2 Ne në këtë banesë dënesim e dëshirojmë përmbi të ta veshim banesën tonë qiellore,
- 3 merret vesh, nëse do të gjendemi të veshur e jo të zhveshur.
- 4 Sepse ne që gjendemi në këtë tendë dënesim porsi nën barrë të rëndë meqë nuk dëshirojmë të zhveshemi, por të veshemi mbi të me një tjetër që kështu jeta ta përpijë atë që është e vdekshme.
- 5 E Ai që na krijoi për këtë qëllim është Hyji, i cili na dha kaparin;Shpirtin Shenjt.
- 6 Kështu, pra, jemi gjithmonë plot shpresë edhe pse e dimë se derisa të banojmë në këtë trup, jemi të mërguar, larg Zotit;
- 7 sepse jetojmë në fe e jo në pamje të Zotit.
- 8 Për këtë arsye edhe jemi plot shpresë e më fort dëshirojmë ta lëmë banesën e këtij trupi për të banuar te Zoti.
- 9 Prandaj, edhe mundohemi me gjithë shpirt t`i pëlqejmë Zotit, qoftë duke qëndruar në banesën tonë, qoftë edhe duke e lënë atë,
- 10 sepse të gjithëve na duhet të dalim në gjyq para Krishtit, që secili të marrë shpërblimin për veprat që ka bërë gjatë jetës së vet në trup, qoftë për të mira, qoftë për të këqija.Shërbesa e pajtimit
- 11 Pra, duke e njohur frikën e Zotit, bëjmë çmosin për t`i bindur njerëzit. Plotësisht na njeh Hyji e shpresojmë se na njohin edhe ndërgjegjet tuaja.
- 12 Nuk po e porosisim përsëri vetveten te ju, por duam t`ju japim rast të mburreni me ne, në mënyrë që të keni çka t`u përgjigjeni atyre që mburren me bukurinë e fytyrës e jo të zemrës.
- 13 Dhe njëmend, nëse jemi jashtë mendsh;jemi për Hyjin, e nëse jemi ndër mend;jemi për ju.
- 14 Sepse dashuria e Krishtit na nxit kur mendojmë se: Njëri vdiq për të gjithë, prandaj, të gjithë vdiqën;
- 15 e Ai vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për vete, por për atë që vdiq dhe u ngjall për ta.
- 16 Kështu, pra, që tani nuk njohim më askënd në mënyrën thjesht njerëzore; po edhe nëse e kemi njohur Krishtin në mënyrën thjesht njerëzore, nuk e njohim më ashtu.
- 17 Pra, nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë e re: e vjetra u zhduk, dhe, ja, u bë e reja!
- 18 Të gjitha e kanë burimin në Hyjin, i cili na pajtoi me vetvete me anë të Krishtit dhe neve na e besoi shërbesën e pajtimit.
- 19 Sepse Hyji nëpër Krishtin e pajtoi botën me vetvete, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre e duke na e besuar neve fjalën e pajtimit.
- 20 Jemi, pra, përfaqësuesit e Krishtit! Hyji ju qorton përmes nesh! Ju përbejmë në emër të Krishtit: Pajtohuni me Hyjin!
- 21 Atë që kurrë nuk bëri mëkat, Hyji për ne e bëri mëkat, në mënyrë që në Të ne të bëhemi drejtësi e Hyjit.