Beselidhja e ReEfesianëve: Misioni i Palit ndër paganë
- 1 Për këtë arsye unë Pali, i burgosuri i Krishtit [Jezus] për ju paganët...
- 2 Mendoj se patjetër do të keni marrë vesh për hirin që Hyji, për ta çuar në vend synimin e vet, ma ka dhënë për të mirën tuaj,
- 3 [se] me zbulesë qesh vënë në njohuri të Misterit, për të cilin shkurtimisht posa ju vura në dijeni.
- 4 Duke e lexuar mund ta kuptoni se si unë e marr vesh Misterin e Krishtit,
- 5 i cili nuk u qe zbuluar njerëzve të breznive të shkuara sikurse tani u është zbuluar në Shpirt Shenjt apostujve të tij të shenjtë dhe profetëve:
- 6 se paganët;në Jezu Krishtin;janë bashkëpjesëtarë të të njëjtit trashëgim, bashkëgjymtyrë të të njëjtit trup, dhe bashkanëtarë të të njëjtit premtim në saje të Ungjillit,
- 7 mbarështuesi i të cilit u bëra me anë të dhuratës së hirit të Hyjit që m`u dha me fuqinë mrekullisht vepruese të tijën.
- 8 Mua, më të voglit ndër të gjithë shenjtërit, m`u dha ky hir: t`ua shpall paganëve pasurinë e pashqyrtueshme të Krishtit,
- 9 e të bëj të dalë në dritë [para të gjithëve] si vihet në veprim Misteri i mbajtur fshehur që prej amshimit në mendjen e Hyjit, Krijuesit të rruzullimit,
- 10 që tani;me anë të Kishës;të njoftohen Principatat e Pushtetet në qiell lidhur me dijen e shumëllojshme të Hyjit
- 11 të synuar që prejamshimit e të zbatuar nëpër Jezu Krishtin, Zotërinë tonë.
- 12 Në të kemi, në saje të besimit në Të, lirinë t` i afrohemi Hyjit me plot shpresë.
- 13 Prandaj po ju lutem të mos ju lëshojë zemra për shkak të vuajtjeve të mia që i pësoj për ju! Ato janë nder për ju!Njohja e dashurisë së Hyjit
- 14 Për këtë arsye i përkul gjunjët e mi para Atit,
- 15 prej të Cilit merr emrin e vet çdo atësi në qiell e mbi tokë,
- 16 që të denjohet, në saje të begatisë së Lavdisë së vet, t`ju forcojë me anë të Shpirtit të vet në fuqi për të mirën e njeriut të brendshëm,
- 17 që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të fesë në mënyrë që, të rrënjosur e të themeluar në dashuri,
- 18 të mund ta kuptoni bashkë me të gjithë shenjtërit çka është Gjerësia, Gjatësia, Lartësia dhe Thellësia
- 19 e ta meri vesh dashurinë e Krishtit që kapërcen çdo dije kështu që të mbusheni me tërë plotësinë e Hyjit.
- 20 E Atij, që, në saje të fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë shumë më tepër se ne mund të kërkojmë ose edhe mund të mendojmë,
- 21 Atij i qoftë Lavdia në Kishë e në Jezu Krishtin në të gjitha breznitë e jetës së jetëve. Amen.