Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Izraeli popull i veçuar për Zotin
- 1 E kur Zoti, Hyji yt, të të ketë futur në tokën që do të hysh për ta pushtuar dhe kur të ketë dëbuar para teje kombe të shumta: hetenjtë, gergezenjtë, amorrenjtë, kananenjtë, ferisenjtë, hevenjtë e jebusenjtë, shtatë kombe shumë të mëdha në numër e më të forta se ti,
- 2 e t`i ketë dorëzuar ty Zoti, Hyji yt, goditi deri në shfarosje. Mos bëj marrëveshje me ta dhe mos ki mëshirë për ta.
- 3 Mos lidh me ta martesë: vajzë tënden mos u jep bijve të tyre, dhe vajzë të tyren mos e merr për djalin tënd,
- 4 sepse ajo do ta ngashnjejë djalin tënd të mos më ndjekë mua, por t`u shërbejë hyjnive të huaja, e atëherë do të ndizet flakë zemërimi i Zotit kundër jush dhe shpejt do të të qesë fare.
- 5 Por përkundrazi me ta veproni kështu: lterët e tyre rrënoni, copëtoni gugulurit dhe trupat e shenjtë të tyre, lëndët e shenjta pritni e digjni idhujt.
- 6 Sepse ti je popull i kushtuar Zotit, Hyjit tënd; e njëmend, prej të gjithë popujve që janë përmbi tokë, Zoti, Hyji yt, ty të ka zgjedhur të jesh për të popull që veçanërisht i përket. <
- 7 >>Arsyeja që Zoti ju ka për zemër dhe ju ka zgjedhur, nuk është pse ju ua kaloni të gjithë popujve të tjerë për nga numri; jo, pasi ju jeni më të pakët se të gjithë popujt e tjerë:
- 8 Por pse Zoti ju do dhe pse e mban përbetimin që u bëri etërve tuaj. Kjo qe arsyeja që ju nxori me dorë të fuqishme dhe të shpëtoi prej shtëpisë së skllavërisë, prej dorës së faranit, mbretit të Egjiptit.
- 9 Prandaj, dije së Zoti, Hyji yt, është Hyj i vërtetë. Ai është Hyj besnik që e mban Besëlidhjen e vet dhe që i mëshiron ata që e duan dhe që i zbatojnë urdhërimet e tija në mijëra brezni.
- 10 E atyre që e urrejnë, ua kthen drejtpërsëdrejti mu atyre e s`do te vonojë më t`ua kthejë mu atyre atë që meritojnë: i bën të zhduken.
- 11 Ti, pra, ruaji urdhërimet e tija, ligjet dhe rregulloret, që unë po të urdhëroj sot t`i zbatosh.
- 12 Nëse ju do t`i dëgjoni këto urdhërime dhe do t`i vini në zbatim e do t`i mbani, edhe Zoti, Hyji yt, do ta ruajë Besëlidhjen e vet dhe mëshirën të cilën ua premtoi me përbetim etërve të tu.
- 13 Ai do të të duajë, do të të bekojë. Do të të shtojë. Do ta bekojë frytin e tokës sate: drithin tënd, verën tënde, vajin tënd, pjellën e gjedhit tënd, shtimin e deleve të tua përmbi tokë për të cilin iu përbetua etërve të tu se do të ta japë ty.
- 14 Do të jesh me i bekuar se të gjithë popujt. S`do të jetë beronjë as grua as burrë, as shterpë ndër bagëtitë tuaja.
- 15 Prej teje Zoti do të largojë çdo sëmundje. Mbi ty nuk do të çojë asnjë prej të këqijave të tmerrshme të Egjiptit që ti i di , por do t`ua çojë armiqve të tu.
- 16 Do t`i përpish të gjithë popujt që do të t`i lëshojë në dorë Zoti, Hyji yt. Mos ki mëshirë për ta dhe ruaj se u shërben hyjnive të tyre, sepse ajo gjë do të të rrënonte ty.Fuqia hyjnore
- 17 Nëse të shkon ndër mend të thuash: `Këta popuj janë më të shumtë së unë, si do të mund t`i pushtoj?`,
- 18 mos i druaj, por të të bjerë ndër mend se çfarë i bëri Zoti, Hyji yt, faraonit e mbarë egjiptianëve:
- 19 të vështirat e tmerrshme, që i panë sytë e tu, shenjat e mrekullitë, dora e fuqishme dhe krahu i shtrirë i Zotit, Hyjit tënd, kur të nxori nga Egjipti. Kështu do t`ua bëjë të gjithë popujve që tani i ke frikë.
- 20 Për më tepër Zoti, Hyji yt, do të dërgojë kundër tyre edhe grethat derisa të mos i zhbijë e t`i zhdukë edhe ata që do të mund të të ikin ty e të fshihen.
- 21 Mos i druaj, sepse Zoti, Hyji yt, është në mesin tënd, Hyj i madh e i tmerrshëm.
- 22 ai do t`i shuajë këto kombe para syve të tu pak nga pak e pjesë-pjesë. Mos i shfaros ato menjëherë që të mos shumohen kundër teje egërsirat e pyllit.
- 23 Zoti, Hyji yt, do të t`i dorëzojë ty dhe do t`ua fusë frikën prej teje në palcë derisa të zhduket krejtësisht.
- 24 Në duar të tua do të dorëzohen mbretërit e tyre dhe do t`i zhdukësh emrat e tyre nën qiell: asnjë nuk do të mund të të qëndrojë ty përballë dhe të gjithëve do t`ua tretësh farën.
- 25 Digji në zjarr idhujt e tyre! Mos i lakmo arit e argjendit me të cilin janë të veshur: mos merr asgjë prej tyre për vete, që të mos ngashnjehesh prej tyre, sepse janë ndyrësi për Zotin, Hyjin tënd.
- 26 Mos shtjer ndyrësi në shtëpinë tënde që të mos jesh edhe ti i ngarkuar me mallkim siç janë ata. Përbuzi nga fundi i zemrës e mbaji për të fëlliqur e të ndytë, sepse janë të ngarkuar me mallkim.