Beselidhja e ReHebrenjve: Biri më i pushtetshëm se engjëjt
- 1 Pasi Hyji herë pas here dhe në mënyra të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të profetëve,
- 2 së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha gjërave, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë.
- 3 Biri, që është pasqyrimi i Lavdisë dhe vula e qenies së Hyjit, që me të fuqishmen fjalën e vet mban gjithësinë, pasi e kreu pastrimin e mëkateve, ndenji në të djathtën e Madhërisë në qiell;
- 4 u bë aq më i pushtetshëm se engjëjt sa më të madhërueshëm se ata e trashëgoi Emrin!Biri më i pushtetshëm se engjëjt
- 5 Dhe vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë: >>Ti je im Birunë sot të linda?<
>Unë do t`i jem Atëdhe ai do të më jetë Bir?<< - 6 Dhe prapë, kur dërgon të Njëlindurin Birin e vet në botë, thotë:>>Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Hyjit!<<
- 7 Kurse për engjëjt Ai thotë kështu: >>Ai i bën engjëjt e vet erëra, shërbëtorët e vet flakë zjarri<<.
- 8 Ndërsa për Birin thotë: >>Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, dhe skeptër drejtësie - skeptri i Mbretërisë sate.
- 9 E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer padrejtësinë: prandaj, o Hyj, Hyji yt të shuguroi me bagmin e gëzimit si asnjë ndër shokët e tu<<.
- 10 Edhe: >>Ti, o Zot, në fillim e krijove tokën edhe qiejt janë vepër e duarve të tua.
- 11 Ata do të zhduken kurse ti qëndron, të gjithë do të vjetrohen si petku:
- 12 porsi petk do t`i mbështjellësh - porsi mantel - dhe do të ndërrohen. Ti vetëm i vetmi mbetesh i njëjtë - vitet e tua nuk kanë mbarim<<.
- 13 Po e për cilin ndër engjëj tha ndonjëherë: >>Më rri në të djathtën time derisa t`i vë armiqtë e tu shtrojë të këmbëve të tua?!<<
- 14 A nuk janë, thua, të gjithë engjëjt shpirtra të ngarkuar me ndonjë shërbim, të dërguar për t`u shërbyer atyre që do ta trashëgojnë shëlbimin?