Beselidhja e ReHebrenjve: Shërbesa që i pëlqen Hyjit
- 1 Dashuria vëllazërore le të jetë e qëndrueshme!
- 2 Mos e lini pas dore mikpritjen, sepse me anë të saj, disa, pa ditur, pritën miq engjëjt!
- 3 Kujtoni të burgosurit, si të ishit edhe ju të burgosur me ta; të salvuarit - sepse edhe ju jeni ende në trup.
- 4 Martesa le të jetë plot nder ndër të gjithë dhe shtrati martesor i panjollë, sepse Hyji do t`i gjykojë fëlligështarët dhe kurorëthyesit.
- 5 Në sjelljen tuaj të mos ndikojë paraja! Jini të kënaqur me aq sa keni, sepse Hyji ka thënë: >>Jo, nuk do të të lë, unë nuk do të të braktis në ditë të ngushtë!<<
- 6 Këndej të mund të themi plot besim: >>Zotin e kam ndihmë[edhe] nuk kam frikë: çka mund të më bëjë njeriu?<<
- 7 Mos i harroni eprorët tuaj, të cilët e shpallën fjalën e Hyjit: vëreni mbarimin e jetës së tyre e ndiqni fenë e tyre!
- 8 Jezu Krishti është i njëjtë dje e sot dhe do të jetë për amshim.
- 9 Mos lejoni të gënjeheni me mësime të ndryshme të huaja! Sepse është mirë që zemra të forcohet me hir e jo me ushqime, që kurrë nuk u sollën dobi atyre që bëjnë çështje çka bën të hahet e çka jo.
- 10 Kemi një lter prej të cilit nuk kanë të drejtë të hanë ata që i shërbejnë Tendës.
- 11 Meqenëse trupat e bagëtive, gjakun e të cilave kryeprifti e shtjen në shenjtëroren e Shenjtëroreve për të shpërblyer mëkatet, digjen jashtë vendbanimit,
- 12 për këtë arsye edhe Jezusi, për ta shenjtëruar me gjakun e vet, pësoi jashtë derës së qytetit.
- 13 Këndej, le të dalim edhe ne jashtë fushimit në takim me Të duke e marrë mbi vete poshtërimin e tij.
- 14 Sepse, nuk e kemi këtu qytetin e përhershëm, por kërkojmë atë të ardhshmin.
- 15 Këndej, me anë të tij t`i kushtojmë vazhdimisht Hyjit fli lavdie, d. m. th. frytin e buzëve që dëshmojnë Emrin e tij.
- 16 Mos e harroni bamirësinë dhe ndihmën bashkësisë, sepse flitë e tilla i pëlqejnë Hyjit.
- 17 Dëgjojini eprorët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata kujdesen për shpirtrat tuaj, si ata që kanë detyrë të japin llogari. Dëgjoni që ta bëjnë këtë gjë me gëzim dhe jo duke u ankuar, sepse kjo nuk do t`iu sillte dobi.
- 18 Lutuni për ne! Vërtet jemi të bindur se e kemi ndërgjegjen e pastër dhe se në çdo gjë kemi dëshirën të sillemi mirë.
- 19 Ju porosis, pra, ngrohtësisht ta bëni këtë gjë që t`iu kthehem sa më parë.Bekimet dhe përshëndetjet e fundit
- 20 E Hyji, burimi i paqes, që e nxori lart nga të vdekuritme anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuarBariun e madh të deleve, - Zotin tonë Jezusin,
- 21 ju bëftë të aftë për çdo vepër të mirë që ta kryeni vullnetin e tij!Ai bëftë në ne çka Atij i pëlqen, nëpër Jezu Krishtin, të cilit i qoftë lavdia në shekuj [të shekujve].Amen.
- 22 Po ju lutem, vëllezër, t`ia veshin kësaj fjale ngushëllimi! Ju shkrova shkurtimisht.
- 23 Dijeni se vëllai ynë Timoteu i liruar nga burgu. Nëse mbërrin së shpejti, do të vij te ju me të.
- 24 Përshëndetni të gjithë eprorët tuaj dhe të gjithë shenjtërit!Ju përshëndesin këta të Italisë.
- 25 Hiri qoftë me ju të gjithë!