Beselidhja e ReHebrenjve: Shëlbimi i madh
- 1 Për këtë arsye na duhet t`ia vëmë shumë më mirë mendjen gjërave që kemi dëgjuar, që të mos e humbim qëllimin.
- 2 E njëmend, në qoftë se fjala e shpallur nëpër engjëj qe e palëkundshme dhe çdo shkelje apo padëgjesë mori ndëshkimin e drejtë,
- 3 si do të mund të shpëtojmë në qoftë se e lëmë pas dore një shëlbim kaq të madh? Këtë shëlbim filloi ta shpallë Zoti, qe përforcuar në mesin tonë me anë të atyre që e kishin dëgjuar,
- 4 po edhe Hyji njëkohësisht e dëshmoi me shenja, me vepra bindëse, me mrekulli të larmishme dhe me dhurata të Shpirtit Shenjt, të ndara sipas vullnetit të tij.Autori i shëlbimit
- 5 Sepse Hyji nuk e ka vënë nën pushtet të engjëjve botën e ardhshme për të cilën po flasim.
- 6 Madje dikush diku bëri këtë dëshmi:>>Çka është njeriu që të bie ndër mend për të, biri i njeriut që të kujdesesh për të?
- 7 E bëre pak më të vogël se engjëjt, e kurorëzove me lavdi e nder,
- 8 çdo gjë vure nën këmbët e tij<<.Dhe duke [i] vënë çdo gjë nën këmbë, ai s`la asgjë që të mos i jetë e nënshtruar. Vërtet, tani nuk shohim ende se gjithçka është nën pushtetin e tij,
- 9 por Atë që qe përulur për pak kohë më poshtë se engjëjt, Jezusin, e shohim të kurorëzuar me lavdi e nder për arsye të vdekjes që pësoi që kështu, për hir të Hyjit, vdekja e shijuar prej tij të jetë në dobinë e të gjithë njerëzve.
- 10 Dhe, vërtet, i kishte hije Atij, për të cilin dhe prej të cilit është çdo gjë dhe që donte t`i çojë në lumturi shumë bij - ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve Udhëheqësin e shëlbimit të tyre.
- 11 Sepse si Shenjtëruesi ashtu të shenjtëruarit, janë të gjithë prej Njërit. Prandaj as nuk turpërohet t`i quajë vëllezër,
- 12 kur thotë: >>Vëllezërve të mi do t`ua shpall Emrin tënd; do të të lavdëroj në mes të mbledhjes<<.
- 13 Edhe më: >>Në Të do ta vë shpresën<<.Dhe përsëri: >>Ja, unë dhe fëmijët që m`i dha Hyji<<.
- 14 Dhe, pasi fëmijët kanë të përbashkët gjakun e mishin, kështu edhe Ai u bë pjesëtarë në këtë gjë, në mënyrë që me anë të vdekjes ta shfuqizonte atë, që kishte në dorë pushtetin e vdekjes - d. m. th. djallin,
- 15 për t`i çliruar ata që ishin të nënshtruar skllavërisë për tërë jetën prej frikës së vdekjes.
- 16 Sepse Ai nuk u vjen në ndihmë engjëve, por u vjen në ndihmë pasardhësve të Abrahamit.
- 17 Këndej u desh që në gjithçka të bëhej i ngjashëm me vëllezër për të qenë Kryeprift i mëshirshëm dhe njëkohësisht besnik në ato gjëra që i përkasin Hyjit në mënyrë që t`i shpërblente mëkatet e popullit.
- 18 Dhe, vërtet, pikërisht pse ai e sprovoi personalisht vuajtjen, është në gjendje t`i ndihmojë ata që janë në sprovë.