Beselidhja e ReHebrenjve: Jezusi Kryeprifti i madh
- 1 Prandaj, le të trembemi se, deri sa mbetet premtimi të hyhet në Pushimin e tij, të mos vërtetohet për ndonjërin prej jush se ka vonuar.
- 2 Sepse edhe ne e kemi marrë lajmin e mirë sikurse edhe ata, por atyre nuk u vlejti gjë fjala që dëgjuan sepse nuk u bashkuan me fe me ata që e pranuan fjalën.
- 3 Në Pushim veç, në të vërtetë hyjmë ne që besuam sipas fjalës që ka thënë: >>Kështu, u përbetova në zemërimin tim: kurrë s`do të hyjnë në Pushimin tim<<.Ndonëse veprat i kishin marrë fund që në krijimin e botës.
- 4 E njëmend ka thënë diku për të shtatën ditë kështu: >>Dhe Hyji pushoi nga të gjitha veprat e veta të shtatën ditë<<.
- 5 E këtu prapë: >>Kurrë s`do të hyjnë në Pushimin tim<<.
- 6 Mbetet, pra, se disa do të hyjnë në të dhe, pasi ata që të parët e morën lajmin e gëzueshëm, nuk hynë për shkak të padëgjesës,
- 7 Ai cakton rishtas një ditë - një >>Sot<< - duke thënë pas sa kohe me gojë të Davidit, siç u tha më parë: >>Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgurë<<.
- 8 Vërtet, po t`i kishte futur Jozuehi në Pushim, Hyji nuk do të kishte folur pastaj për një ditë tjetër.
- 9 Këndej, mbetet një pushim i të shtunës për e Hyjit.
- 10 Sepse, kush hyri në pushimin e tij, edhe ai pushoi nga veprat e veta, sikurse edhe Hyji prej veprave të tij.
- 11 Të vrapojmë, pra, për të hyrë në atë Pushim, që asnjë të mos mbarojë pas shembullit të të njëjtës padëgjesë!
- 12 Vërtet, fjala e Hyjit është e gjallë dhe vepruese. Është më e mprehtë se çdo shpatë dy tehesh. Përshkon aq sa ndan frymën dhe shpirtin, gjymtyrët dhe palcin, edhe shqyrton ndjenjat dhe dëshirat e zemrës.
- 13 Nuk ka krijesë të fshehur para saj. Gjithçka është cullak e zhveshur para syve të Atij, të cilit do t`i japim llogari.Jezusi Kryeprifti i madh
- 14 Prandaj, pasi e kemi Kryepriftin e Madh, Jezusin, Birin e Hyjit, i cili i ka përshkuar qiejt - të jemi të palëkundshëm në dëshmimin e fesë!
- 15 Sepse, nuk kemi Kryeprift që nuk mund të ketë dhimbje për dobësitë tona, pasi ai vetë i ka sprovuar të gjitha si ne, me përjashtim vetëm të mëkatit.
- 16 T`i afrohemi, prandaj, plot guxim fronit të hirit, që të fitojmë mëshirë dhe të gjejmë hir për të pasur ndihmë në kohë të duhur.