Beselidhja e ReHebrenjve: Shenjtërorja tokësore dhe ajo qiellore
- 1 Patjetër, edhe Besëlidhja e parë i kishte rregulloret e kultit dhe Shenjtëroren, por tokësore.
- 2 Dhe njëmend qe ndërtuar Tenda. Në pjesën e parë të saj ishte qirimbajtësja, tryeza dhe bukët e kushtimit, dhe quhet Shenjtërorja.
- 3 Pastaj, pas tisit të dytë, ishte pjesa e dytë e Tendës, që quhet Shenjtërorja e Shenjtëroreve,
- 4 në të ishte kemorja e artë, Arka e Besëlidhjes - gjithkah e veshur me ar dhe në të ena e artë me manë, shkopi i Aronit që pati lulëzuar dhe Rrasat e Besëlidhjes.
- 5 Përmbi arkën ishin kerubinët e Madhërisë që i bënin hije Pajtimores. Por për këtë tani nuk është vendi të flasim imtësisht.
- 6 Pasi këto janë kështu të rregulluara, në pjesën e parë të Tendës në çdo kohë hyjnë priftërinjtë për të kryer shërbesat;
- 7 ndërsa, në të dytën pjesë, vetëm një herë në vit dhe vetëm kryeprifti, madje jo pa gjak, të cilin e kushton për vete dhe për gabimet e popullit.
- 8 Shpirti Shenjt ka dashur të dëftojë kështu se ende nuk është shfaqur udha që çon në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, pasi ende qëndron pjesa e parë e Tendës.
- 9 Kjo është një shëmbëlltyrë për kohën e tanishme: kushtohen dhurata e fli, të cilat nuk mund ta përsosin në ndërgjegje shërbesat e kultit
- 10 - pse të themeluara në të ngrënë e në të pirë dhe në larje të ndryshme - të gjitha rregullore thjesht trupore, të vlefshme derisa t`u vijë koha të rregulloheni si duhet.
- 11 Por erdhi Krishti, Kryeprifti i të mirave që do të vijnë. Dhe, nëpër një tendë më të madhe dhe më të përsosur, të punuar jo me dorë - d. m. th. jo të kësaj krijese
- 12 dhe nëpër gjak jo të cjepve dhe të mëzetërve, por nëpër gjak të vet, hyri njëherë e përgjithmonë në Shenjtëroren e Shenjtëroreve dhe fitoi shpërblimin përfundimtar.
- 13 Dhe njëmend, në qoftë se gjaku i stërpikur i cjepve dhe i mëzetërve dhe hiri i mështjerrës i shenjtëron të papastrit duke ua pastruar ritualisht trupin,
- 14 sa më tepër Gjaku i Krishtit - i cili nëpër Shpirtin e amshuar ia flijoi vetveten Hyjit porsi fli të panjollë - do ta pastrojë ndërgjegjen tonë nga veprat e vdekura për t`i shërbyer Hyjit të gjallë!
- 15 Për këtë arsye Ai është Ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që - me anë të vdekjes për shpërblim të fajeve të bëra në kohën e Besëlidhjes së parë - të grishurit ta fitojnë trashëgimin e përjetshëm të premtuar.
- 16 Këndej, gjithkund ka ndonjë testament është e domosdoshme të vërtetohet vdekja e atij që e bëri testamentin.
- 17 Sepse testamenti hyn në fuqi vetëm pas vdekjes: askurrë s`ka vlerë derisa të jetë gjallë ai që e bëri.
- 18 Prandaj as Besëlidhja e parë nuk qe themeluar pa gjak.
- 19 Sepse, pasi Moisiu ia shpalli mbarë popullit çdo urdhër siç është në Ligj, mori gjak mëzetërish e ujë, dhe me lesh të kuq e me hisop, e stërpiku Librin dhe mbarë duke thënë: >>Ky është gjaku i Besëlidhjes që Hyji ju caktoi<<.
- 21 Pastaj e stërpiku me gjak Tendën dhe të gjitha enët e shërbesës hyjnore.
- 22 Dhe, sipas Ligjit, pothuajse gjithçka pastrohet me gjak dhe, pa derdhje gjaku nuk ka falje.Flia e Krishtit e shlyen mëkatin
- 23 Në qoftë, pra, se shëmbëllesat e realiteteve qiellore janë pastruar me rite të tilla, atëherë është e domosdoshme që vetë realitetet qiellore të pastrohen me fli më të mira se këto.
- 24 Sepse Krishti nuk hyri në Shenjtëroren e Shenjtëroreve të punuar me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e thjeshtë e asaj të vërtetës, por drejt në qiell: që tani të ndërmjetësojë për ne para fytyrës së Hyjit.
- 25 Jo veç, që shumë herë ta flijojë vetveten sikurse kryeprifti çdo vit hyn në Shenjtëroren e Shenjtëroreve me gjak të huaj;
- 26 - pëdryshe do t`i ishte dashur të pësojë shumë herë që prejkrijimit të rruzullit. Por tani u dëftua një herë të vetme - në mbarimin e kohës - për ta asgjësuar mëkatin me anën e flijimit të vetvetes.
- 27 Dhe, sikurse njerëzve u duhet një herë të vdesin - e pastaj vjen gjyqi -
- 28 kështu edhe Krishti: u flijua vetëm një herë për të shlyer mëkatet e të gjithëve, kurse herën e dytë - jo më në lidhje me mëkate - do t`u duket atyre që e presin për t`u shëlbuar.