Beselidhja e VjeterJozuehu: Fisi i Judës
- 1 Shorti i fisit të bijve të Judës sipas vëllazërive, qe ky: në anën e kufirit të Edomit drejt shkretëtirës Sin, përballë Nagebit, deri në skajin e fundit të jugut.
- 2 Kufiri i tyre i jugut shkonte nga maja e Detit të Kripur e prej gjiut të tij që ka në jug.
- 3 Del pastaj përballë përpjetës Akrabim, kalon në Sin dhe në mesditë ngjitet në Kadesbae, mbërrin në Esron, ngjitet në Adas e kthen në Karkë.
- 4 Prej këndej duke përshkuar Asemonën, mbërrin te përroi i Egjiptit e del së fundi në Detin e Madh: ky është kufiri juaj i jugut.
- 5 Në lindje kufi është Deti i Kripur deri ku derdhet Jordani. Kufiri i veriut fillon nga gjiri i detit e derdhja e Jordanit.
- 6 Prej këtu kufiri ngjitej drejt Betaglës, vazhdon në veri të Betarabës, kapej te Guri Boen, të birit të Rubenit,
- 7 ngjitej në Dabir nga lugina Akor dhe bënte bërryl kundër veriut te Galiloti;domethënë rrethet -, që janë përballë përpjetës Adomim, që është në jug të përroit, kalon ujërat që quhen Burimi i Diellit dhe mbaron te burimi Rogel.
- 8 Prej këndej ngjitej nëpër luginën Benenom, në anë të Jebuseut;që është Jerusalemi;në jug. Nga këtu ngjitej drejt e në majë të malit që është përballë luginës Enon në anën e perëndimit e në skajin e fundit të veriut të luginës së Rafaimit.
- 9 Kalon prej majës së malit deri te burimi i ujit Neftoja e mbërrin deri te fshatrat e malit Efron e zbret në Baalë, që është Kariatiarimi.
- 10 Prej Baalës kthen kundër perëndimit deri te mali Seir, kah veriu kalon përbri krahut të malit Jarim;d. m. th. Keslonit;dhe zbret në Betsames, kalon në Tamnë
- 11 dhe mbërrin në anën veriore të Akaronit, zbret në Sekron dhe e kalon malin Baalë, mbërrin në Jebneel e merr fund në det. Kufiri perëndimor është Deti i Madh.
- 12 Këta janë kufijtë rreth tokës së bijvet të Judës sipas vëllazërive të tija.Bijtë e Kalebit e pushtojnë Hebronin
- 13 Kalebit, të birit Jefoneut i dha pjesë në mes të bijve të Judës, siç i urdhëroi Zoti Jozuehut në Kariatarbe /d. m. th. qyteti i Arbeut/, trungut të Enakut, e ky është Hebroni.
- 14 Kalebi i zhduku tre bijtë e Enakut: Sesain, Ahimanin e Tolmain, pasardhësit e Enakut.
- 15 Prej andej u ngjit kundër banorëve të Dabirit, që më parë quhej Kariatsefer /d. m. th. Qyteti i Letrarëve/.
- 16 Kalebi tha: Kush ta godasë Kariatseferin e ta pushtojë, unë do t`i jap time bijë, Aksën, për grua.
- 17 E pushtoi Otonieli, djali i Cenezit, të vëllait të Kalebit. Edhe Kalebi i dha vajzën e vet Aksën për grua.
- 18 Kjo, kur u martua, ia mbushi mendjen burrit të vet, t`i kërkojë t`et një arë. Ajo zbriti nga gomari e Kalebi e pyeti: Çfarë ke?
- 19 Atëherë ajo iu përgjigj: Më beko! Ti më dhe Negebin e thatë, ma shto ndonjë tokë me ujë. Atëherë Kalebi i dha Burimet e sipërme e të poshtme.
- 20 Kjo qe toka e fisit të bijve të Judës sipas vëllazërive të tija.Toponimet e vendbanimit të fisit të Judës
- 21 Qytetet në pronat skajore të bijve të Judës gjatë kufirit të Edomit në Nageb, ishin:Kapseeli, Ederi e Jaguri,
- 22 Cina, Dimona e Adada,
- 23 Kadesi, Asori, Jetnani,
- 24 Zifi, Telemi, Baloti,
- 25 Asorhadata, Karioti, Hesroni;d. m. th. Asori
- 26 Amami, Sama, Molada,
- 27 Asergada, Hasemoni, Betfeleti,
- 28 Asersuali, Bersabeeja, Baziotia,
- 29 Baala, Jimi, Esemi,
- 30 Eltoladi, Cezili e Harma,
- 31 Sicelegu, Medemena, Sensena,
- 32 Lebaoti, Selimi dhe Enremoni: gjithsej: njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.
- 33 Kurse në Vërri:Estaoli, Saraa, Asena,
- 34 Zanoeja, Enganimi, Tapfua, Enaimi,
- 35 Jerimoti, Adulami, Sokoja, Azeka,
- 36 Saraimi, Aditaimi, Gedera, Gedero taimi: katërmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 37 Sanani, Hadasa, Magdalgadi,
- 38 Deleani, Masfa, Jeceteli,
- 39 Lakisi, Baskati, Egloni,
- 40 Keboni, Lehemasi, Cetlisi,
- 41 Gideroti, Betdagoni, Naama, Maceda: gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre:
- 42 Labana, Eteri, Asani,
- 43 Jefta, Esna, Nesibi,
- 44 Cejla, Akzibi, Maresa; nëntë qytete me fshatrat e tyre.
- 45 Akaroni me qyteza e fshatra të tij.
- 46 Prej Akaronit deri në det, gjithçka gjendet përbri Azotit me fshatrat e tij.
- 47 Azoti me qyteza e me fshatra të tij, Gaza me qyteza e fshatra të saj deri në përroin e Egjiptit e në Detin e Madh, që është kufiri.
- 48 Në Malësi:Samiri, Jeteri, Sokoja,
- 49 Dana, Kariatsena;d. m. th. Dabiri,
- 50 Anabi, Estemoja, Animi,
- 51 Goseni, Oloni, Giloja: njëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 52 Arabi, Duma, Esaani,
- 53 Janumi, Bettafua, Afeka,
- 54 Amata, Kariatarbeja -d. m. th. Hebroni-, Siori: nëntë qytete me fshatrat e tyre.
- 55 Maoni, Karmeli, Zifi, Jota,
- 56 Jezraeli, Jukadami, Zanoeja,
- 57 Akaini, Gabaa, Tamna: dhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 58 Halhuli, Betsuri, Gedori,
- 59 Mareti, Betanoti, Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.Tekueja, Efrata, -d. m. th. Betlehemi-, Fegori, Etami, Kuloni, Tatami, Soresi, Karemi, Galimi, Beteri, Manahati: njëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 60 Kariatbaali;d. m. th. Kariatiarimi /Qyteti i Pyjeve/;dhe Areba: dy qytete me fshatrat e tyre.
- 61 Në Shkretëtirë:Betaraba, Medini, Sakaka,
- 62 Nebsani, Qyteti Salis e Engadi: gjashtë qytete dhe fshatrat e tyre.
- 63 Bijtë e Judës nuk mund i dëbuan jebusenjtë që jetonin në Jerusalem. Kështu jebusenjtë banojnë së bashku me bijtë e Judës në Jerusalem deri në ditën e sotme.