Beselidhja e VjeterJozuehu: Fisi i Simonit
- 1 Shorti i dytë u ra bijve të Simonit sipas vëllazërive të tyre. Prona e tyre
- 2 ishte në mes të bijve të Judës. Ishte: Bersabeja, Samaja, Molada,
- 3 Hasersuali, Bela, Asemi,
- 4 Eltoladi, Betuli, Horma,
- 5 Sicelegu, Betmarkaboti, Asersuza,
- 6 Betlebaoti e Saroheni: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 7 Aini, Remoni, Atari e Asani: katër qytete me fshatrat e tyre.
- 8 Përfshiheshin edhe të gjitha fshatrat rreth këtyre qyteteve deri në Baalatbeer, në Ramatnageb.Kjo është prona e bijve të Simonit sipas vëllazërive të tyre.
- 9 Pjesa e bijve të Simonit u mor nga pjesa e bijve të Judës, sepse pjesa, ndarë bijve të Judës, ishte tepër e madhe për ta. Këndej edhe bijtë e Simonit e morën pjesën e pronës së vet në mes të pronës së tyre.Fisi i Zabulonit
- 10 Shorti i tretë ra mbi bijtë e Zabulonit sipas vëllazërive të tyre: kufiri i pronës së tyre shtrihej deri në Sarid.
- 11 Prej këndej në perëndim kufiri shkonte deri në Meralë e mbërrinte në Debaset deri në përruan që është përballë Jeknaamit.
- 12 Pastaj kthehet prej Saridit në lindje në kufi të Cezeletaborit, del në Daberet e ngjitet përballë Jafies.
- 13 Prej andej kalon deri në krahun e lindjes të Geteferit, Etakasinit e del në Remon dhe zbret në Noa.
- 14 Pastaj bën lak në veri tek Hanatoni. Mbaron në luginën Jeftahel.
- 15 Përfshinte edhe Katetin, Naalolin, Semronin, Jedalën e Betlehemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 16 Ky është trashëgimi i fisit të bijve të Zabulonit sipas vëllazërive të tij, qytete e fshatra të tyre.Fisi i Isaharit
- 17 Shorti i katërt i ra Isaharit sipas vëllazërive të tija.
- 18 Trashëgimi i tij qe: Jezraeli, Kasaloti, Sunemi,
- 19 Hafaraimi, Seoni, Anaharati,
- 20 Rabiti, Cesioni, Abesi,
- 21 Rameti, Enganimi, Enhada, Betfezezi.
- 22 Pastaj kufiri prek Taborin, Sehesimën, Betsamesin dhe përfundon në Jordan. Gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 23 Kjo është prona e bijve të Isaharit sipas vëllazërive të tija, qytetet e fshatrat e tij.Fisi i Aserit
- 24 Shorti i pestë i ra fisit të bijve të Aserit sipas vëllazërive të tija.
- 25 Kufiri i tyre ishte: Halkati, Kaliu, Beteni, Aksafi,
- 26 Elmeleku, Amaadi, Mesali dhe arrinte deri në Karmel në perëndim dhe në Sihorlabanat.
- 27 Atëherë kthehej në drejtim të lindjes në Betdagon dhe shkonte deri te Zabuloni në luginën Jeftael në veri në Betemek e në Nejel. I arrinte Kabulit në krahun e majtë,
- 28 në drejtim të Abranit, Rohobit, Hamonit e të Kanës deri në Sidonin e Madh.
- 29 Atëherë kthehej në Ramë deri te qyteti tejet i fortifikuar, që është Tiri. Pastaj kthehej në Hosë, e merrte fund në det. Përfshinte Mahalebin, Akzibën,
- 30 Amën, Afekun, e Rohobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.
- 31 Kjo është prona e bijve të Aserit sipas vëllazërive të tyre: qytetet me fshatrat e tyre.Fisi i Neftaliut
- 32 Shorti i gjashtë ra mbi bijtë e Neftaliut sipas vëllazërive të tyre.
- 33 Kufiri i tyre fillon prej Helefit e prej Qarrit Saananim e prej Adaminecebit, Jebnaelit deri në Lekum dhe shkon e mbaron në Jordan.
- 34 Atëherë kufiri kthen drejt perëndimit në Aznotabor e prej këndej shkon në Hukokë dhe në jug përpiqet me Zabulonin, kurse në perëndim me Aserin, në lindje del në Jordan.
- 35 Qytetet e fortifikuara ishin: Asedimi, Seri, Amati, Rekati, Kenereti,
- 36 Edema, Rama, Asori,
- 37 Cedesi, Edrai, Enasori,
- 38 Jeroni, Magdaleli, Horemi, Betanati e Betsamesi: nëntëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 39 Kjo është prona e fisit të bijve të Neftaliut sipas vëllazërive të tyre: qytetet me fshatrat e tyre.Fisi i Danit
- 40 Shorti i shtatë i ra fisit të bijve të Danit sipas vëllazërive të tyre.
- 41 Kufiri i pronës së tyre ishte: Saraja, Estaoli, Hirsemesi /d. m. th. Qyteti i Diellit/,
- 42 Selebini, Ajaloni, Jetela,
- 43 Eloni, Temna, Akroni,
- 44 Eltecja, Gebetoni, Baalati,
- 45 Judi, Benebaraku, Getremoni,
- 46 Mejarkoni, Arekoni me krahinën në anën e Jopës.
- 47 Por kufiri i bijve të Danit u shty prej tyre. Bijtë e Danit u ngjitën dhe luftuan kundër Lesemit dhe e pushtuan. Njerëzit i prenë me teh të shpatës, ua morën vendin e banuan në të dhe e quajtën Lesemdan, në emër të Danit, babait të vet.
- 48 Kjo është prona e bijve të Danit sipas vëllazërive të tyre: qytetet me fshatrat e tyre.
- 49 Pasi e kryen së ndari tokën me short për secilin fis, bijtë e Izraelit ia dhanë në mesin e tyre pronën Jozuehut, birit të Nunit.
- 50 Sipas urdhrit të Zotit i dhanë qytetin që ai e kërkoi: Tamnatsaranë në bjeshkët e Efraimit.Jozuehu ndërtoi qytetin dhe nguli në të.
- 51 Këto janë pronat që më short i ndanë Eleazari prift, Jozuehu, biri i Nunit, dhe prijësit e vëllazërive të fiseve të bijve të Izraelit në Silo, në praninë e Zotit, te dera e Tendës së Takimit.Kështu i dhanë fund ndarjes së vendit.