Beselidhja e VjeterJozuehu: Qytetet e levitëve
- 1 Kryetarët e familjeve të Levit shkuan tek Eleazari prift, te Jozuehu, biri i Nunit, e te prijësit e vëllazërive të të gjitha fiseve të bijve të Izraelit
- 2 biseduan me ta në Silo, në tokën e Kanaanit. U thanë: Zoti urdhëroi me anë të Moisiut që të na jepen qytetet për të banuar dhe rrethinat e tyre për të kullotur bagëtitë.
- 3 Bijtë e Izraelit ua dhanë levitëve prej pronave të veta, siç kishte urdhëruar Zoti, ato qytete me rrethinat e tyre.
- 4 U hodh shorti për familjet e Kaatit: bijve të Aronit prift, u ranë me short trembëdhjetë qytete prej fiseve të Judës, të Simonit e të Beniaminit.
- 5 Të tjerëve bijve të Kaatit, d. m. th. levitëve, u ranë me short dhjetë qytete prej fiseve të Efraimit, të Danit e të gjysmës së fisit të Manaseut.
- 6 Kurse bijve të Gersonit shorti u ra të marrin trembëdhjetë qytete prej fiseve të Isaharit, të Aserit e të Neftaliut dhe të gjysmës së fisit të Manaseut në Basan.
- 7 Bijve të Merariut, sipas vëllazërive të tyre, u takuan dymbëdhjetë qytete prej fiseve të Rubenit, të Gadit e të Zabulonit.
- 8 Bijtë e Izraelit ua dhanë levitëve ato qytete me rrethinat e tyre, siç kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut, me short.Pjesa e Kaatasve
- 9 Prej fiseve të bijve të Judës e të Simonit iu dhanë qytetet si më poshtë, të caktuara me emër,
- 10 bijve të Aronit, prej familjeve të Kaatasve të fisit të Levit,;sepse shorti i parë ra mbi ta.
- 11 Kariatarbe /d. m. th. Qyteti i Arbeut/, babait të Enakut, që quhet Hebron, në malin e Judës, me kullotat e rrethinës së tij.
- 12 Kurse fusha me fshatrat e saj i ishte dhënë më parë për pronë Kalebit, birit të Jefoneut.
- 13 Të bijve të Aronit prift u ra qyteti strehim i Hebronit dhe rrethinat e tija, Lebnami me rrethinat e tija,
- 14 Jeteri e Estemoja,
- 15 Holoni, Dabiri,
- 16 Aini, Jeta, Betsamesi me rrethinat e tyre: nëntë qytete prej këtyre dy fiseve.
- 17 Kurse prej fisit të Beniaminit: Gabaoni, Gabaja,
- 18 Anatoti, Almti me rrethinat e tyre: katër qytete.
- 19 Të gjitha qytetet e bijve të Aronit prift: trembëdhjetë me rrethinat e tyre.
- 20 Kurse levitëve të tjerë prej familjeve të bijve të Kaatit, u qe dhënë kjo pronë:
- 21 Prej fisit të Efraimit: qyteti strehim i Sikemit me rrethinat e tija në malet e Efraimit dhe Gazeri,
- 22 Cibsaimi, Betoroni me rrethinat e tyre: katër qytete.
- 23 Kurse prej fisit të Danit: Eltecja, Gebatoni,
- 24 Ajaloni, Getremoni me rrethinat e tyre: katër qytete.
- 25 Kurse prej gjysmës së fisit të Manaseut: Tanaku e Getremoni me rrethinat e tyre: dy qytete.
- 26 Bijve të Kaatit, të shkallës më të ulët, u dhanë të gjitha së bashku dhjetë qytete me rrethinat e tyre.Pjesa e Gersonajve
- 27 Kurse bijve të Gersonit, familjeve levite, u dhanë prej gjysmës së fisit të Manaseut: qytetin strehim Gaulonin, në Basan, dhe Astarotin me rrethinat e tyre: dy qytete.
- 28 Kurse prej fisit të Isaharit: Cezionin, Daberetin,
- 29 Jaramotin, Enganimin me rrethinat e tyre: katër qytete.
- 30 Prej fisit të Aserit: Masalin, Abdonin,
- 31 Helkatin e Rohobin me rrethinat e tyre: katër qytete.
- 32 Prej fisit të Neftaliut: qytetin strehim Cedesin, në Galile, Amotdorin, Kartanin me rrethinat e tyre: tri qytete.
- 33 Të gjitha qytetet e familjeve të Gersonit: trembëdhjetë me rrethinat e tyre.Pjesa e bijve të Merariut
- 34 Bijve të Merariut, levitëve të shkallës më të ulët, sipas vëllazërive të tyre, u qenë dhënë prej fisit të Zabulonit: Jeknaami, Karta,
- 35 Remona, Naaloli: katër qytete me rrethinat e tyre.
- 36 Prej fisit të Rubenit, përtej Jordanit, përballë Jerikut, qyteti strehim i Bosorit në rrafshinën e shkretëtirës, Jasa, Kademoti, e Mefaati: katër qytete me rrethinat e tyre.
- 37 Prej fisit të Gadit qyteti strehim i Ramotit, në Galaad, Mahanaimi, Heseboni e Jazeri: katër qytete me rrethinat e tyre.
- 38 Të gjitha qytetet e bijve të Merariut sipas vëllazërive të tyre, levitëve të tjerë, dymbëdhjetë qytete.
- 39 Kështu, pra, të gjitha qytetet e levitëve në pronën e bijve të Izraelit qenë dyzet e tetë
- 40 me rrethinat e tyre, secili qytet me kullotat e veta përreth.
- 41 Zoti ia dha Izraelit mbarë tokën për të cilën u ishte përbetuar etërve të tyre se do t`ua jepte dhe e bënë pronë të veten e banuan në të.
- 42 Dhe Zoti u dha qetësi sipas të gjitha përbetimeve që ua kishte bërë etërve të tyre. Asnjë prej armiqve të tyre nuk pati guximin t`u dilte përballë, por të gjithë i vuri nën sundimin e tyre.
- 43 Asnjë prej të gjitha premtimeve që i bëri Zoti shtëpisë së Izraelit, nuk mbeti pa shkuar në vend: u plotësuan që të gjitha.