Beselidhja e VjeterJozuehu: Kuvendi i Dheut në Sikëm
- 1 Jozuehu i bashkoi të gjitha fiset e Izraelit në Sikem dhe i grishi pleqtë, prijësit, gjyqtarët dhe udhëheqësit. Këta qëndruan në praninë e Hyjit.
- 2 Atëherë Jozuehu iu drejtua mbarë popullit kështu:Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: `Dikur, moti, etërit tuaj, Tarehu, baba i Abrahamit e i Nakorit, jetonin përtej Lumit dhe u shërbenin hyjnive të huaja.
- 3 Prandaj unë e mora Abrahamin, babain tuaj, prej tokës së Mesopotamisë, e shpura nëpër mbarë tokën e Kanaanit dhe e shumova farën e tij.
- 4 Ia dhurova Izakun. Izakut pastaj i fala Jakobin dhe Ezaun. Prej tyre, Ezaut i dhashë për pronë bjeshkët e Seirit, kurse Jakobi e bijtë e tij zbritën në Egjipt.
- 5 Atëherë dërgova Moisiun e Aronin dhe e godita Egjiptin me shenja të mrekullueshme që i bëra në mesin e tij e pastaj ju nxora prej andej.
- 6 Unë i nxora etërit tuaj prej Egjiptit dhe arritët deri te deti. Egjiptianët i ndoqën etërit tuaj me karroca e me kalorësi deri te Deti i Kuq.
- 7 Ata kërkuan ndoren e Zotit dhe Ai lëshoi terrin ndërmjet jush dhe egjiptianëve dhe shtyri mbi ta detin që i mbuloi. Patë me sytë tuaj çfarë bëra në Egjipt. Pastaj jetuat në shkretëtirë për një kohë të gjatë.
- 8 Pastaj ju priva e ju prura në tokën e Amorreut, që banonte përtej Jordanit. Ata luftuan kundër jush, por unë i lëshova në duar tuaja, jua pushtuat tokën dhe ata i vratë.
- 9 U ngrit Balaku, biri i Seforit, mbreti i Moabit, dhe luftoi kundër Izraelit. Çoi e thirri Balaamin, birin e Beorit, që t`ju mallkonte.
- 10 Por unë nuk desha t`ia vija veshin atij, por përkundrazi, iu desh t`ju bekojë dhe ju shpëtova prej duarve të tija.
- 11 E kaluat Jordanin dhe mbërritët tek Jeriku. Kundër jush luftuan trimat e atij qyteti;Amorreu. Ferezeu, Kananeu, Heteu, Gergezeu, Heveu e Jebuzeu dhe unë qeshë ai që jua lëshova në dorë.
- 12 I lëshova para jush grethat dhe i bënë të dalin para jush;dy mbretërit e amorrenjve;jo në saje të shpatës e të harkut tënd!
- 13 Unë jua dhashë tokën që nuk e keni punuar, qytetet që nuk i keni ndërtuar e banoni në to; ju dhashë vreshta e ullishta që nuk i mbollët, e po hani prej tyre!Izraeli zgjedh Zotin
- 14 Tani, pra, druani Zotin e shërbejini Atij me zemër të përsosur e plotësisht besnike! Flakni tej zotat të cilëve u shërbyen etërit tuaj në Mesopotami e në Egjipt dhe shërbejini Zotit!
- 15 Por, në qoftë se u duket punë e ligë që t`i shërbeni Zotit, zgjidhni ju sot se kujt doni t`i shërbeni: zotave të cilëve u shërbyen të parët tuaj në Mesopotami, apo zotave të amorrenjve, në tokën e të cilëve banoni. Sa për mua e për shtëpinë time, ne do t`i shërbejmë Zotit!
- 16 Populli u përgjigj:Zoti mos e thëntë që ta lëmë Atë e t`u shërbejmë zotave të huaj!
- 17 Zoti, Hyji ynë, Ai na nxori ne dhe etërit tanë nga toka e Egjiptit, prej shtëpisë së skllavërimit. Ndër sy tanë bëri shenja mrekullisht të mëdha dhe na ruajti në çdo udhë ngado kaluam dhe në mes të gjithë popujve, ndër të cilët kaluam.
- 18 Pastaj, Zoti i dëboi para nesh të gjithë këta popuj, posaçerisht amorrenjtë, banorët e këtij vendi, në të cilin hymë ne. Pra, edhe ne do t`i shërbejmë Zotit, sepse Ai është Hyji ynë!
- 19 Atëherë Jozuehu i tha popullit:Ju nuk do të mund t`i shërbeni Zotit. Ai është Hyj i shenjtë, Hyj ziliqar që s`mund t`i durojë dot paudhësitë e mëkatet.
- 20 Nëse do ta lini Zotin e do t`u shërbeni zotave të huaj, Ai do të kthehet kundër jush, do t`ju ndëshkojë e do t`ju shpartallojë, pasi ju ka bërë gjithë ato të mira.
- 21 Populli i tha Jozuehut: Assesi! Ne do t`i shërbejmë Zotit!
- 22 Atëherë Jozuehu i tha popullit: Pra, ju vetë jeni dëshmitarë kundër vetvetes, se ju vetë e zgjodhët Zotin për t`i shërbyer.U përgjigjën: Jemi dëshmitarë!
- 23 Jozuehu shtoi: Hiqni pra, tani, zotat e huaj që janë ndër ju, dhe ktheni zemrat tuaja te Zoti, Hyji i Izraelit!
- 24 E populli iu përgjigj Jozuehut: Do t`i shërbejmë Zotit, Hyjit tonë, dhe do t`i dëgjojmë urdhërimet e tija.Besëlidhja e Sikemit
- 25 Kështu, pra, Jozuehu në këtë ditë lidhi me popull Besëlidhjen në Sikem. Caktoi ligje dhe rregullore.
- 26 Atëherë këto fjalë i shënoi në Librin e Ligjit të Hyjit. Pastaj mori një gur tejet të madh dhe e vendosi aty nën qarr, që ishte në Shenjtëroren e Zotit,
- 27 dhe i tha mbarë popullit: Ja, ky gur le të jetë dëshmitar kundër jush, sepse i dëgjoi të gjitha fjalët e Zotit që i tha ndër ne, që më vonë të mos keni se si ta mohoni e të gënjeni Zotin, Hyjin tuaj.
- 28 Atëherë e la popullin të shkojë secili në pronën e vet.4. SHTOJCËVdekja e Jozuehut
- 29 Pas këtyre ngjarjeve vdiq Jozuehu, i biri i Nunit, shërbëtori i Zotit, njëqind e dhjetë vjetësh.
- 30 E varrosën në pronën e tij në Tamnatsare, që është në malet e Efraimit, në anën veriore të malit Gaas.
- 31 Izraeli i shërbeu Zotit gjatë gjithë ditëve të jetës së Jozuehut dhe të pleqve, të cilët jetuan një kohë të gjatë pas Jozuehut dhe të cilët i njohën të gjitha veprat e Zotit, që i bëri Izraelit.Eshtrat e Jozefit. Vdekja e Eleazarit
- 32 I varrosën edhe eshtrat e Jozefit, që i sollën bijtë e Izraelit prej Egjiptit në Sikem, në pjesën e arës që e kishte blerë Jakobi prej bijve të Hemorit, babait të Sikemit, për njëqind para argjendi dhe ishte pjesë e pronës së bijve të Jozefit.
- 33 Vdiq po ashtu edhe Eleazari, biri i Aronit. E varrosën në Gabaanë e Fineesit, birit të tij, që i qe dhënë atij në malin e Efraimit.