Beselidhja e VjeterJozuehu: Dymbëdhjetë gurët përkujtues
- 1 Pasi e kaluan Jordanin, Zoti i tha Jozuehut:
- 2 Merrini dymbëdhjetë burra, nga një për çdo fis
- 3 dhe urdhërojuni: Merrini prej këtu, prej mesit të Jordanit, prej vendit ku qëndruan ngulur këmbët e priftërinjve, dymbëdhjetë gurë. Merrini me vete dhe vini në vendin e fushimit ku do t`i ngulni sonte tendat.
- 4 Atëherë Jozuehu i thirri dymbëdhjetë burrat, që i kishte zgjedhur prej bijve të Izraelit nga një për çdo fis,
- 5 dhe u tha: Shkoni para Arkës së Zotit, Hyjit tuaj, në mes të Jordanit dhe meri secili në krah nga një gur, sipas numrit të fiseve të Izraelit
- 6 që të jenë shenjë ndër ju. Kur t`ju pyesin nesër fëmijët tuaj e t`ju thonë: Çka ju përkujtojnë këta gurë?`,
- 7 përgjigjuni: `U shterr uji i Jordanit para Arkës së Zotit kur e kaloi atë. Prandaj u vunë këta gurë si përmendore e përjetshme për bijtë e Izraelit.
- 8 Bijtë e Izraelit bënë siç u urdhëroi Jozuehu: i morën prej mesit të shtratit të Jordanit dymbëdhjetë gurë, siç i kishte urdhëruar Zoti, sipas numrit të fiseve të Izraelit, i çuan deri në vendin ku bënë fushimin, dhe i vendosën aty.
- 9 Pastaj Jozuehu vendosi edhe dymbëdhjetë gurë të tjerë në mes të shtratit të Jordanit, ku qëndruan priftërinjtë që mbartën Arkën e Besëlidhjes. Aty ndodhen deri në ditën e sotme.Përfundimi i kalimit
- 10 Priftërinjtë që e mbartnin Arkën e Besëlidhjes, qëndronin në këmbë në mes të Jordanit derisa të zbatohej gjithçka i kishte urdhëruar Zoti Jozuehut t`i thoshte popullit, krejtësisht ashtu siç i kishte thënë Moisiu Jozuehut. Populli shpejtoi e kaloi.
- 11 Kur kaluan të gjithë, kaloi edhe Arka e Zotit. Priftërinjtë ecnin në krye të popullit.
- 12 Po edhe bijtë e Rubenit, të Gadit e të gjysmës së fisit të Manaseut, të armatosur, ecnin para izraelitëve, siç u kishte urdhëruar Moisiu.
- 13 Rreth dyzet mijë luftëtarë të gatshëm për luftë kaluan në praninë e Zotit në drejtim të fushave të Jerikut.
- 14 Në këtë ditë Zoti e madhëroi Jozuehun në sy të izraelitëve, që ta nderonin atë ashtu si e nderuan Moisiun gjatë gjithë jetës së tyre.
- 15 E Zoti i tha:
- 16 Urdhëroju priftërinjve që e mbartin Arkën e Dëshmisë, të dalin nga Jordani.
- 17 E Jozuehu u urdhëroi: Dilni prej Jordanit!
- 18 Dhe, posa priftërinjtë, që mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit, dolën nga Jordani, dhe posa zunë të shkelin me këmbë tokën e terur, ujërat u kthyen në shtratin e vet të lumit dhe rrodhën si më parë përmbi brigjet e tija.Arritja në Galgalë
- 19 Populli doli prej Jordanit ditën e dhjetë të muajit të parë dhe e nguli zemërimiën në Galgalë, në krahun e lindjes të Jerikut.
- 20 Po edhe dymbëdhjetë gurët që i morën prej shtratit të Jordanit, Jozuehu i vendosi në Galgalë.
- 21 Atëherë u tha izraelitëve: Kur t`i pyesin nesër bijtë tuaj etërit e vet e t`u thonë: `Ç`do të thonë këta gurë?`,
- 22 mësoni e thoniu: `Izraeli e ka kaluar këtu Jordanin terikut,
- 23 sepse Zoti, Hyji juaj, i thau ujërat e tij para jush derisa e kaluat,
- 24 siç pati bërë më parë në Detin e Kuq, që e thau para nesh derisa e kaluam.
- 25 Bëri kështu që ta njohin popujt e mbarë tokës dorën e fuqishme të Zotit dhe që ju ta druani në çdo kohë Zotin, Hyjin tuaj.