Beselidhja e VjeterJozuehu: Tmerri i popujve në perëndim të Jordanit
- 1 Kur morën vesh të gjithë mbretërit e amorrenjve, që jetonin përtej Jordanit, në anën e perëndimit, dhe mbarë mbretërit e Kanaanit, që zotëronin vendet e afërta të Detit të Madh, se Zoti e kishte tharë ujin e Jordanit para izraelitëve derisa ta kalonin, i lëshoi krejtësisht zemra dhe mbetën pa frymë nga frika e izraelitëve.Rrethprerja e izraelitëve në Galgalë
- 2 Aso kohe Zoti i tha Jozuehut: Puno thika stralli dhe rrethprej përsëri herën e dytë bijtë e Izraelit!
- 3 Jozuehu bëri si i urdhëroi Zoti dhe, në malin e Zhangave, i rrethpreu bijtë e Izraelit.
- 4 Ja arsyeja e rrethprerjes së dytë: i gjithë populli që kishte dalë prej Egjiptit, sa qenë meshkuj, të gjithë burrat luftëtarë, vdiqën gjatë udhëtimit në shkretëtirë.
- 5 Të gjithë kishin qenë të rrethprerë. Kurse populli që kishte lindur në shkretëtirë, ishte i parrethprerë.
- 6 Për dyzet vjet bijtë e Izraelit udhëtonin derisa u zhdukën të gjithë burrat luftëtarë, që nuk e kishin dëgjuar zërin e Zotit dhe të cilëve u përbetua se nuk do t`ua dëftonte tokën për të cilën u ishte betuar etërve të tyre se do t`ua jepte tokën që rrjedh qumësht e mjaltë.
- 7 Në vendin e tyre erdhën bijtë e tyre dhe këta i rrethpreu Jozuehu, sepse ishin siç kishin lindur, të parrethprerë, pasi askush nuk i kishte rrethprerë gjatë udhëtimit.
- 8 Pasi qenë rrethprerë të gjithë, u ndalën në zemërimië derisa të shëroheshin.
- 9 Atëherë Zoti i tha Jozuehut: Sot jua hoqa çnderimin e Egjiptit. Ai vend u quajt deri në ditën e sotme: Galgalë.Kremtimi i Pashkëve
- 10 Bijtë e Izraelit zunë vend në Galgalë, në rrafshin e Jerikut dhe të katërmbëdhjetën ditë të muajit në mbrëmje i kremtuan Pashkët.
- 11 Prej së nesërmes filluan të ushqehen me prodhimet e atij vendi, me bukë të pabrumë e përvëlak kokrrash elbi të përzhitur po atë ditë.
- 12 Të nesërmën, pasi hëngrën prej prodhimeve të vendit, edhe mana pushoi të bjerë. Bijtë e Izraelit nuk e përdorën më atë ushqim, por atë vit u ushqyen me prodhimet e tokës së Kanaanit.3. PUSHTIMI I JERIKUTZbulesë hyjnore
- 13 Kur ishte Jozuehu në rrethinën e Jerikut, ngriti sytë dhe pa një njeri që po i qëndronte përballë me shpatë të nxjerrë prej millit në dorë. Jezuehu iu afrua dhe e pyeti: A je yni apo i kundërshtarëve?.
- 14 Ai iu përgjigj: Jo, unë jam Prijësi i ushtrisë së Zotit dhe arrita tani... .
- 15 Jozuehu ra me fytyrë përdhe, e adhuroi dhe tha: Çfarë i urdhëron Imzoti shërbëtorit të vet?
- 16 Prijësi i ushtrisë së Zotit i tha Jozuehut: Hiqi sandalet prej këmbëve të tua; sepse vendi në të cilin qëndron, është i shenjtë. Jozuehu bëri siç i qe urdhëruar.