Beselidhja e ReZbulesa: Libri i vulosur dhe Qengji
- 1 Atëherë pashë: në dorën e djathtë të Atij që rri në fron një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.
- 2 Pashë edhe një engjëll të fuqishëm që shpallte me zë të madh: >>Kush është i denjë ta hapë librin dhe t`ia zgjidhë vulat?<<
- 3 Dhe askush, as në qiell, as në tokë, as në Nëntokë nuk ishte i zoti të çelë librin e të shikojë në të.
- 4 Atëherë unë ia plasa vajit, sepse nuk u gjet asnjë i denjë ta hapë librin e të shikojë në të.
- 5 Atëherë njëri prej udhëheqësve më tha:>>Mos qaj! Ja ngadhënjeu Luani nga fisi i Judës - rrënja e Davidit: Ai do ta hapë librin dhe shtatë vulat e tij<<.
- 6 Atëherë vura re: në mes të fronit dhe të katër Gjallesave, në mes të udhëheqësve, qëndronte - si i prerë - Qengji, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë [shtatë] shpirtrat e Hyjit të dërguar në mbarë tokën.
- 7 Ai u afrua për të marrë librin prej të djathtës së Atij që rri në fron.
- 8 Kur e mori librin katër Gjallesat e njëzet e katër udhëheqësit ranë përmbys para Qengjit.Secili kishte harpën dhe një kupë ari plot me kem, d. m. th. me lutja të shenjtërve.
- 9 Këndonin një këngë të re dhe thoshin: >>Ti je i denjë ta marrësh librin dhe t`ia zgjidhësh vulat, sepse qe prerë dhe me gjakun tënd i shpërbleve për Hyjin njerëzit e çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombësie,
- 10 dhe i bëre për Hyjin tonë mbretëri dhe priftërinj dhe ata do të mbretërojnë përmbi tokë<<.
- 11 Atëherë në vegim dëgjova zërin e shumë engjëjve përreth fronit, Gjallesave dhe udhëheqësve.Ishin dhjetë mijëra dhjetë mijërash e mijëra mijërash.
- 12 Brohorisnin me zë të lartë: >>I denjë është Qengji i prerë të marrë pushtetin, pasurinë, dijen, fuqinë, nderin, lumturinë dhe lavdinë!<<
- 13 Dhe çdo krijesë që është në qiell e në tokë, në nëntokë e në det, - të gjitha në to dhe mbi to i dëgjova duke thënë: >>Atij që rri në fron dhe Qengjit: bekim, nder e pushtet në shekuj të shekujve!<<
- 14 Kurse katër Gjallesat thoshin: >>Amen!<< ndërsa udhëheqësit ranë përmbys e adhuruan.