Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Lajmi i lindjes së Samsonit
- 1 Të bijtë e Izraelit përsëri bënë tëkeqen ndër sy të Zotit dhe Ai i lëshoi në duar të filistenjve për dyzet vjet.
- 2 Ishte asokohe një njeri prej Sarasë i fisit të Danit me emrin Manueh. Gruan e kishte beronjë.
- 3 Kësaj iu dëftua engjëlli i Zotit e i tha: Ja, pra, je barkshuar, e pa fëmijë. Por do të ngjizësh e do të lindësh një djalë.
- 4 Pra, kujdes, mos pi verë as pije dehëse dhe mos ha asgjë, të papastër,
- 5 sepse do të ngjizësh e do të lindësh një djalë. Kokën e tij të mos e prekë brisku i rrojes: sepse fëmija që në kraharorin e nënës do të jetë i kushtuar Hyjit;nazaru00e9;dhe ai do të fillojë ta shpëtojë Izraelin prej dorës së filistenjve.
- 6 Gruaja shkoi dhe i tregoi burrit. I tha: Një njeri i Hyjit erdhi tek unë. Kishte një pamje si të një engjëlli të Zotit, jashtëzakonisht të tmerrshme. Nuk e pyeta nga ishte dhe as nuk ma tregoi emrin.
- 7 Por më tha: Ja, do të ngjizësh e do të lindësh një djalë. Por kujdes: mos pi verë as pije dehëse dhe mos ha asgjë të papastër: sepse fëmija do të jetë nazaru00e9 i Hyjit që prej kraharorit të nënës deri ditën e vdekjes së tij.Shfaqja e dytë e engjëllit
- 8 Atëherë Manuehu iu lut Zotit e tha: Po të lutem, o Zot, që të vijë prapë ai njeriu i Hyjit që e dërgove ti, e të na mësojë çfarë na duhet të bëjmë me fëmijën që do të linde.
- 9 Zoti e dëgjoi lutjen e Manuehut dhe engjëlli i Hyjit erdhi përsëri te gruaja që po rrinte në fushë. Porse Manuehu, burri i saj, nuk ishte me të.
- 10 Prandaj ajo nxitoi me vrap dhe e lajmëroi burrin e i tha: Ja, m`u dëftua ai njeriu, që pat ardhur tek unë atë ditë.
- 11 Ky u ngrit dhe shkoi me gruan e vet e, kur arriti tek ai, i tha: A je ti që ke folur me këtë grua? Ai iu përgjigj: Unë jam.
- 12 Manuehu i tha: Çfarë rregulle na duhet të mbajmë dhe ç`na duhet të bëjmë rreth fëmijës kur të plotësohet fjala jote?
- 13 Atëherë engjëlli i Zotit i tha Manuehut: Le të përmbahet, prej të gjitha atyre që i kam treguar gruas sate.
- 14 Të mos hajë asgjë që del prej hardhisë, verë e pije dehëse të mos pijë, të mos hajë asgjë të papastër, e le të mbajë gjithçka i urdhërova.
- 15 Pastaj Manuehu i tha engjëllit të Zotit: Na urdhëro, të lutemi, e po të përgatisim një edh.
- 16 Engjëlli i Zotit iu përgjigj: Po edhe sikur të më ndalësh, unë nuk e ha bukën tënde; po nëse do të kushtosh fli shkrumbimi, atëherë kushtoja Zotit. Por Manuehu nuk e dinte se ishte engjëlli i Zotit,
- 17 prandaj edhe e pyeti: Si e ke emrin që të mund të të nderojmë me ndonjë gjë kur të shkojë në vend fjala jote?
- 18 Engjëlli iu përgjigj: Përse me pyet për emër? Emri im është mister?
- 19 Atëherë Manuehu mori një edh dhe endës për fli kushtimore dhe i vuri përmbi gur e ia kushtoi Zotit që bën punë të mrekullueshme. Ndërsa Manuehu dhe gruaja e tij po vërenin,
- 20 tek po ngjitej flaka prej lterit në qiell, panë se edhe engjëlli po ngjitej gjithashtu. Posa e panë Manuehu dhe gruaja e tij, ranë me fytyrë përdhe.
- 21 Engjëlli i Zotit nuk u duk më. Manuehu e mori vesh menjëherë se ishte engjëlli i Zotit
- 22 dhe i tha gruas së vet: Do të vdesim sepse kemi parë Hyjin.
- 23 Gruaja iu përgjigj: Zoti, po të kishte dashur të na vriste, nuk do të pranonte prej duarve tona flinë e shkrumbimit e flinë kushtimore; nuk do të na i dëftonte të gjitha këto, as nuk do të na i thoshte gjërat e tilla.
- 24 Gruas i lindi djali dhe ia ngjitën emrin Samson. U rrit djali dhe Zoti e bekoi.
- 25 Shpirti i Zotit nisi ta pushtojë në Fushimin e Danit, ndërmjet Sarasë e Estaolit.