Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Samsoni i djeg të korrat e filistenjve
- 1 Pas do kohe, kur ishte koha e korrjes së grurit, Samsoni shkoi për të parë gruan e vet dhe i solli për dhuratë një kec. Kur deshi të hyjë tek ajo, ia ndaloi i ati i saj
- 2 duke thënë: Mendova se nuk e do më dhe prandaj ia dhashë për grua mikut që të shoqëroi; por ajo ka motrën e vet që është më e re dhe më e bukur se ajo: merre për grua në vend të saj.
- 3 Samsoni iu përgjigj: Kësaj here s`do të kem faj ndaj filistenjve nëse do t`u bëj ndonjë të keqe.
- 4 Atëherë Samsoni shkoi dhe i zuri treqind dhelpra, i lidhi bisht për bisht, e në dy bishtat e lidhur vuri një pishë,
- 5 i ndezi zhublat dhe i lëshoi dhelprat në të mbjella të filistenjve. Ua dogji si grurin në shtrega si grurin e pakorrur ende, zjarri përlau po ashtu edhe vreshtat e ullishtat.
- 6 Filistenjtë pyetën: Kush do ta ketë bërë këtë gjë? U qe thënë: Samsoni, dhëndri i Tamnateut që ia mori gruan e ia dha një tjetri, e ka bërë këtë gjë. Atëherë filistenjtë shkuan dhe e dogjën si gruan, ashtu edhe babain e saj.
- 7 Atyre Samsoni u çoi fjalë: Pasi bëtë ashtu, unë nuk do të pushoj derisa t`ju hakmerrem.
- 8 I vrau e i copëtoi e bëri kërdi në ta dhe pastaj shkoi të jetojë në shpellën e qetës Etam.Nofulla e gomarit
- 9 Prandaj filistenjtë erdhën në Judë dhe aty ngulën fushimin, dhe ushtria e tyre u shpëda deri në Lehi /d. m. th. Nofull/.
- 10 Njerëzit prej fisit të Judës u thanë: Pse keni ardhur kundër nesh? Ata u përgjigjën: Erdhëm për ta lidhur Samsonin e për t`ia bërë siç na e bëri ai neve.
- 11 Atëherë zbritën tri mijë burra prej fisit të Judës te shpella e qetës Etam dhe i thanë Samsonit: Po a nuk e di se filistinët na sundojnë? Përse na e bëre këtë punë? E ai iu përgjigj: Siç ma kanë bërë ata mua, ua kam bërë edhe unë.
- 12 I thanë: Kemi ardhur të të lidhim e të të dorëzojmë te filistinët. U përgjigj: Më bëni be se nuk do të më vrisni.
- 13 I thanë: Nuk do të të vrasim, por do të të dorëzojmë të lidhur. E lidhën me dy teje të reja dhe e morën prej qetës Etam.
- 14 Kur arritën në Lehi dhe, ndërsa filistenjtë duke bërtitur prej gëzimit po i dilnin përpara, shpirti i Zotit e pushtoi Samsonin dhe, sikur këputen fijet e lirit të djegura prej zjarrit, u këputën e ranë litarët me të cilët ishin të lidhura duart e tija.
- 15 Si i shkuan sytë në një nofull të freskët gomari, e kapi me dorë, solli në ta e i vrau një mijë vetë
- 16 e tha:Me nofull gomarimogilë i bëra!Me fulqi gomarivrava një mijë burra!
- 17 Kur e kreu këtë këngë, i dha krah nofullës së gomarit dhe atë vend e quajti: Ramatlehi /që do të thotë: Lartësimi i Nofullës/
- 18 I djegur nga etja, iu lut Zotit e tha: Ti bëre me anë të shërbëtorit tënd një shpëtim kaq të madh e një fitore, a thua tani do të vdes etjeje e do të bie në duar të parrethprerëve?
- 19 Atëherë Hyji e hapi gropën që është në Lehi dhe buroi uji. Samsoni piu, e përtëriti shpirtin dhe rifitoi fuqinë. Prandaj ai burim u quajt Burimi i Lutësit. Është në Lehi edhe sot e kësaj dite.
- 20 Samsoni qe gjykatës në Izrael në kohën e filistenjëve për njëzet vjet.