Beselidhja e Vjeter1 i Samuelit: Populli kërkon një mbret
- 1 Si u plak Samueli, i vuri bijtë e vet për gjyqtarë të Izraelit.
- 2 Djali i tij i madh quhej Joel e i dyti quhej Abia. Detyrën e gjyqtarit e ushtronin në Bersabu00e9.
- 3 Porse bijtë e tij nuk shkonin udhëve të tija. Të prirur pas fitesës, merin dhurata dhe shtrembëronin të drejtën.
- 4 Atëherë u bashkuan të gjithë pleqtë e Izraelit e shkuan te Samueli në Ramë.
- 5 I thanë: Ja, ti u plake e fëmijët e tu nuk ecin udhëve të tua. Tani pra, na cakto një mbret, siç e kanë të gjitha kombet e tjera, që të na gjykojë.
- 6 Aspak nuk i pëlqeu Samuelit që i thanë: Na cakto një mbret që të na gjykojë. Por Samueli iu lut Zotit.
- 7 E Zoti i tha Samuelit: Dëgjoje zërin e popullit për gjithçka që të thonë. Ata nuk të përbuzën ty, por më përbuzën mua që të mos sundoj mbi ta.
- 8 Po bëjnë me ty ashtu si kanë vepruar me mua që prej ditës që i nxora nga Egjipti deri në ditën e sotme;më lanë mua e u shërbyen zotave të huaj.
- 9 Por tani dëgjoje zërin e tyre. Megjithatë assesi mos e lër pa ua sjellë ndër mend: mësojua të drejtën e mbretit që do të sundojë mbi ta.Vështirësitë që sjell mbretëria
- 10 Popullit që i kishte kërkuar mbretin, Samueli ia tregoi të gjitha fjalët e Zotit.
- 11 U tha: Ja e drejta e mbretit që do t`ju sundojë: bijtë tuaj do t`i marrë e do t`i vërë në karrocat e tija. Do t`i bëjë kalorës e do të vrapojnë para karrocave të tija.
- 12 Do të caktojë ja e ja. Do të lëvrojnë tokat e tija, do të korrin të mbjellat e tija. Do t`i bëjë mjeshtër për armë e për karroca të tija.
- 13 Po edhe vajzat tuaja do t`i marrë për t`i përgatitur erëra të mira, për t`i zier e për t`i pjekur atij bukë.
- 14 Do t`i marrë tokat tuaja më të mirat, vreshtat dhe ullishtat e do t`ua japë oborrtarëve të vet.
- 15 Ai do t`ju marrë edhe të dhjetat e të mbjellave tuaja, të prodhimit të vreshtave tuaja e do t`ua japë oborrtarëve dhe zyrtarëve të vet.
- 16 Do t`i marrë edhe shërbëtorët e shërbëtoret tuaja, qetë tuaj më të mirët dhe gomarët tuaj do t`i marrë për të punuar punën e tij.
- 17 Do të marrë të dhjetën e grigjave tuaja dhe ju do të bëheni skllevërit e tij.
- 18 Atë ditë do të kërkoni ndihmë për shkak të mbretit që vetë do ta keni zgjedhur, por më kot se atëherë Zoti nuk do t`ju vështrojë.
- 19 Por populli nuk deshi t`ia dëgjonte fjalën Samuelit e i tha: Assesi! Ne duam mbret!
- 20 Duam edhe ne të jemi si popujt e tjerë! Do të na gjykojë mbreti ynë, para nesh do të dalë në luftë e do t`i luftojë luftërat tona!
- 21 Kur Samueli i dëgjoi të gjitha fjalët e popullit, të gjitha ia tregoi Zotit.
- 22 E Zoti i tha Samuelit: Dëgjoje zërin e popullit dhe jepu mbretin.Atëherë Samueli u tha izraelitëve: Le të shkojë secili në qytetin e vet.