Beselidhja e Vjeter1 i Samuelit: Lufta e shenjtë kundër amalekasve
- 1 Samueli i tha Saulit: Zoti më dërgoi që të të lyej për mbret mbi Izraelin, popullin e vet. Pra, tani, dëgjoje zërin e Zotit.
- 2 Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kam para sysh gjithçka i ka bërë Amaleku Izraelit: si e pengoi në udhëtim kur po ngjitej nga Egjipti.
- 3 Tani shko e shpartalloje Amalekun dhe dëno me shfarosje gjithçka ka. Mos ki mëshirë për të: as për trim, as për grua, as për fëmijë, as për foshnjë, por vritii deri edhe lopë e dele, deve e gomar`.
- 4 Atëherë Sauli e bashkoi popullin dhe në Telem i numëroi: dyqind mijë këmbësorë e dhjetë mijë burra nga Juda.
- 5 Kur erdhi Sauli te qyteti i Amalekut, vuri pritat në përrua
- 6 e Sauli i çoi fjalë Cineut: Largohuni, ndahuni dhe ikni prej Amalekut, që të mos ju vras edhe ju bashkë me amalekas, sepse ju u dëftuat të dhimbshëm me të gjithë bijtë e Izraelit kur dolën prej Egjiptit.Cineasit u ndanë prej amalekasve.
- 7 Sauli e goditi Amalekun prej Hevilës e deri në Sur që është përballë Egjiptit.
- 8 E kapi gjallë Agagun, mbretin e Amalekut, kurse mbarë popullin e kaloi nën teh të shpatës.
- 9 Por Sauli kurseu Agagun dhe grigjat e mira të deleve e të gjedhit, d. m. th. bagëtitë e majme e qengjat dhe të gjitha ato që ishin të bukura dhe nuk deshën t`i shuajnë, kurse gjithçka ishte e ligshtë dhe e dobët, e shfarosën.Sauli përbuzet prej Zotit
- 10 Atëherë i qe drejtuar Samuelit kjo fjalë e Zotit:
- 11 Jam penduar që e bëra Saulin mbret, sepse ai më la mua dhe nuk i bëri vepër fjalët e mia.Samuelit i erdhi shumë keq dhe iu lut Zotit gjithë natën.
- 12 Samueli u ngrit menatë që të shkonte të takohej me Saulin në mëngjes. Samuelin e njoftuan se Sauli kishte shkuar në Karmel dhe atje kishte ngritur për vete një përmendore dhe se pastaj kishte vazhduar e kishte zbritur në Galgalë.
- 13 Kur Samueli shkoi te Sauli, Sauli e përshëndeti: Qofsh bekuar prej Zotit! Kam zbatuar fjalën e Zotit.
- 14 Por Samueli i tha: E çka është kjo blegërimë grigjash që po më ushton në veshë dhe ajo pallje gjedhi që po dëgjoj?
- 15 Sauli ia ktheu: I sollën prej Amalekut. Populli i kurseu delet e mira dhe lorinë për t`ia kushtuar Zotit, Hyjit tënd: të tjerat i premë.
- 16 Por Samueli i tha Saulit: Prit të të tregoj se ç`më ka thënë Zoti sonte. Ia priti: Fol!
- 17 E Samueli vazhdoi: A s` është e vërtetë se, kur ishe i vogël, në sytë e tu, qe bërë krye në fiset e Izraelit? Zoti të leu mbret mbi Izraelin
- 18 dhe Zoti të nisi në rrugë e të tha: `Shko e vriti mëkatarët amalekas dhe lufto kundër tyre deri në shfarosje të tyre`?
- 19 Pse atëherë nuk e dëgjove fjalën e Zotit, por të pëlqeu preja dhe bëre ç`është e keqe para syve të Zotit?
- 20 Sauli iu përgjigj Samuelit: Po si s`e kam dëgjuar zërin e Zotit? Unë shkova atje ku më dërgoi Zoti. E solla Agagun, mbretin e Amalekut dhe amalekasit i shfarosa.
- 21 Populli prej presë mori dele e lopë, ato më të mirat, dhe u prenë për t`ia flijuar Zotit, Hyjit tënd, në Galgalë.
- 22 E Samueli iu përgjij:Pse a ndoshta Zoti i parapëlqen flitë e shkrumbimit e theroretmë fort se të dëgjohet fjala e tij?Më e mirë është dëgjesa se therorja, më mirë të dëgjosh se dhjami i deshëve.
- 23 Për të vërtetë kundërshtimi është i keq si magjia, e të tekurit kobësi idhujtarie:për arsye se e përbuze fjalën e Zotit, Zoti të përbuzi ty: më s`do të jesh mbret!Sauli kërkon falje kot
- 24 Atëherë Sauli i tha Samuelit: Mëkatova se iu shmanga fjalës së Zotit e fjalëve të tua. E druajta popullin dhe dëgjova zërin e tij.
- 25 Por tani, po të lutem, shlyeje mëkatin tim dhe kthehu me mua t`i jap adhurim Zotit.
- 26 Por Samueli iu përgjigj Saulit: S`do të kthehem me ty, sepse e përbuze fjalën e Zotit dhe sepse Zoti të përbuzi ty që të mos jesh më mbret mbi Izraelin.
- 27 E Samueli bëri të largohej, sepse Sauli ia kapi kindin e zhgunit që iu shqye.
- 28 Samueli i tha: Sot edhe Zoti shqeu prej teje mbretërinë e Izraelit dhe ia dhuroi të afërmit tënd që është më i mirë se ti.
- 29 Por Lavdia e Izraelit nuk gënjen dhe nuk pendohet, sepse Ai nuk është njeri që do të pendohej.
- 30 Sauli iu lut: Mëkatova. Por tani më ndero ndër sy të prijësve të popullit tim e të Izraelit e kthehu me mua që të adhuroj Zotin, Hyjin tënd.
- 31 Samueli u kthye me Saulin e Sauli adhuroi Zotin.Vdekja e Agagut dhe nisja e Samuelit
- 32 Samueli tha: Silleni tek unë Agagun, mbretin e Amalekut. Ia sollën Agagun që e kishin kapur të dridhurat. Agagu tha: Me siguri kaloi hidhërimi i vdekjes!
- 33 Samueli i tha: Sikurse shpata jote i la nënat pa fëmijë, po ashtu edhe nëna jote ndër gra le të mbesë pa fëmijë! Samueli e copëtoi Agagun në Galgalë para Zotit.
- 34 Atëherë Samueli shkoi në Ramë, kurse Sauli u ngjit në shtëpinë e vet në Gabanë e Saulit.
- 35 Samueli nuk e pa më Saulin deri ditën e vdekjes së vet. Samueli e qante shumë Saulin, sepse Zoti ishte penduar që e kishte bërë mbret mbi Izrael.