Beselidhja e Vjeter1 i Samuelit: Arka në Kariatiarim
- 1 Erdhën, pra, njerëzit e Kariatiarimit dhe e çuan Arkën e Zotit tek ata dhe e vendosën në shtëpinë e Abinadabit, në një kodër. Ata e shuguruar Eleazarin, birin e Abinadabit, që ta ruajë Arkën e Zotit.Samueli gjyqtar dhe çlirimtar
- 2 Kështu pra, që prej ditës kur Arka e Zotit qëndroi në Kariatiarim, kaluan ditë bukur shumë;njëzet vjet;dhe mbarë populli i Izraelit zuri të lëshojë ofshama drejt Zotit.
- 3 Atëherë Samueli iu drejtua mbarë shtëpisë së Izraelit me këto fjalë: Nëse me gjithë zemër doni të ktheheni te Zoti, hiqni zotat e huaj, dhe astarotët prej mesit tuaj. Drejtojani zemrat tuaja Zotit, shërbejini vetëm Atij dhe Ai do t`ju shpëtojë prej dorës së filistenjve.
- 4 Bijtë e Izraelit i flakën baalët e astarotët dhe i shërbyen vetëm Zotit.
- 5 Samueli tha: Bashkojeni mbarë Izraelin në Masfë që t`i lutem Zotit për ju.
- 6 U bashkuan në Masfë, nxorën ujë, e derdhën para Zotit, agjëruan atë ditë dhe thanë aty: Kemi mëkatuar ndaj Zotit. Samueli në Masfë qe gjyqtar i Izraelit.
- 7 Filistenjtë e morën vesh se izraelitët ishin bashkuar në Masfë dhe princat e filistenjve shkuan kundër Izraelit. Kur e morën vesh bijtë e Izraelit, i kapi frika e filistenjve
- 8 e i thanë Samuelit: Mos pusho ta thërrasësh në ndihmë Zotin, Hyjin tonë, që të na shpëtojë prej dorës së filistenjve.
- 9 Samueli mori një qengj që e ndërgonte t`ëmën dhe të tërin ia kushtoi Zotit fli shkrumbimi dhe iu lut Samueli Zotit për bijtë e Izraelit dhe Zoti e vështroi.
- 10 Dhe, ndërsa Samueli po kushtonte flinë e shkrumbimit, filistenjtë nisën luftën kundër Izraelit. Atë ditë Zoti gjëmoi me bubullimë të tmerrshme përmbi filistenj dhe ua futi frikën e izraelitët bënë kërdi në ta.
- 11 Izraelitët dolën prej Masfës i ndoqën filistenjtë dhe i prenë deri në vendin që është në Betëhar.
- 12 Atëherë Samueli mori një gur dhe e vendosi ndërmjet Masfës e Senit dhe e quajti atë vend Abenezer /d. m. th. Guri i ndihmës/ dhe tha: Deri këtu na ndihmoi Zoti.
- 13 Kështu u mposhtën filistenjtë dhe s`patën më guxim të vijnë në tokat e Izraelit. Dora e Zotit rëndoi mbi filistenj gjatë gjithë kohës së Samuelit.
- 14 Izraelit iu kthyen edhe qytetet që filistenjtë ia kishin marrë, prej Akaronit deri në Get. Izraeli i çliroi të gjitha tokat prej duarve të filistenjve. E qe paqe ndërmjet izraelitëve e amorrenjve.
- 15 Samueli ishte gjyqtar i Izraelit gjatë gjithë jetës së tij
- 16 dhe për çdo vit shkonte në Betel, Galgalë e Masfë e ushtronte detyrën e gjyqtarit në qytetet e përmendura. Pastaj kthehej në Ramë, sepse aty e kishte shtëpinë dhe aty rëndom ushtronte detyrën e gjyqtarit të Izraelit. Aty ndërtoi edhe një lter për nder të Zotit.