Toleranca fetare ne Shqiperi

postuar me 21 qershor 2022 ne kategorine "Kultura & Shoqeria"
Jo vetem kryeministri jone Edi Rama, ka nje familje me disa besime brenda saj. Ne fakt, edhe ne shkoder kemi familje te tilla e madje shkodra gjithmone mburret me kete fakt - si te jete nje aftesi me vete dhe e trajton tolerancen fetare si tipar qe e ndan nga qytetet e tjera. Ne kafe, me nje mikun tim qe shpesh i bejme keto biseda, ra ne bisede ceshtja e tolerances fetare sepse ishin pashket dje, e ndersa muslimanet jane ne ramazan, vetvetiu lind pyetja: ku mbaron toleranca e njerit e ku fillon e tjetrit? Thene ndryshe, sa i lejohet mikut tim te festoje pashket e mia, ndersa vete mban ramazanin e tij?

Fillimisht, cfare eshte toleranca fetare?

Toleranca fetare eshte aftesia per te respektuar besimet dhe praktikat fetare te te tjereve, edhe kur ato jane te ndryshme nga tonat. Si e tille, toleranca fetare eshte nje virtyt moral çfare ben respekt per integritetin njerezor dhe shpirteror te tjetrit, drejt ideve, praktikave dhe besimeve te tyre, pavaresisht nese ato jane ne kundershtim me tonat.

Por ketu ka nje keqkuptim te madh; toleranca fetare nuk do te thote qe ne duhet apo mundemi te bashkohemi ne kremtimet e njeri-tjetrit nese kemi besime te ndryshme. Pse? Pergjigjen po e shtjelloj me poshte.

Cfare eshte pashka per te krishteret dhe pse nuk mundet nje muslimam te marre pjese ne kremtimin e tyre?

Per te krishteret, pashka nuk eshte fitorja e drites mbi erresiren, e jetes mbi vdekjen, e te mires ndaj te keqes. Keto jane terma klishe qe i vendosen pashkes per ta komercializuar, por pashka ne thelb ka ringjalljen e Zotit Jezus pasi ja del me sukses te marre mekatet e botes e ti shpagoje ato, duke ju fale jeten e pasosur te gjalleve qe vijne pas tij, e edhe atyre qe kane vdeke para tij.

Kjo ngjarje, per nje musliman, jo vetem qe eshte e pavertete, por eshte idhujtari. Per nje musliman, Jezusi nuk ka vdeke-ringjalle por e ka marre Zoti ne qiell bashke me trup. Per muslimanin askush nuk i shpaguan mekatet tona, Zoti nuk ka nje bir qe e flijon, dhe celebrimi i kesaj feste eshte blasfemi, komplet ne kundershti te cka Kurani meson.

Cfare eshte Bajrami per muslimanet dhe pse nje i krishtere nuk mundet te marre pjese ne festimin e tij?

Bajrami eshte festa muslimane qe permbyll nje Ramazan te suksesshem. Kurse Ramazani eshte muaji i nente i kalendarit musliman dhe muaji i shenjte i agjerimit - qe behet me shpresen se Zoti do e vleresoje sakrificen e agjerimit dhe do e pastroje trupin nga mekatet dhe papastertite e perditesise.

Kjo ngjarje, per nje te krishter, eshte e keqinterpretuar, nuk ka asnje signifikance dhe koneksion me biblen - dhe gjithcka nuk del nga bibla, eshte e papranueshme dhe konsiderohet sakrilegj festimi i dickaje si hyjnore, nese ajo nuk eshte e tille.